Amerikanët nuk e shohin Turqinë si një aleat’

Publikuar në Tet. 25, 2018, 11:50 p.m.

Vetëm 5 për qind e amerikanëve mendojnë se Turqia është aleat i SHBA-së.

Përmes një ankete të bërë nga kompania ndërkombëtare You Gov, janë vënë në dukje pikëpamjet e SHBA-së në lidhje me Turqinë.

Sipas rezultateve të anketës së bërë me 1500 amerikanë në mes të datave 14 - 16 tetor, vetëm 5 për qind e amerikanëve kanë thënë se e shohin Turqinë si një aleat të SHBA-së. Përveç kësaj, u mësua se 28 për qind e amerikanëve e shohin Turqinë si një vend mik, ndërsa 7 për qind e tyre e konsiderojnë atë si një armik.

‘TRUMP E SHEH TURQINË SI NJË VEND MIK’

Një rezultat tjetër interesant i kësaj ankete kishte të bënte me mendimet e amerikanëve se si e sheh Turqinë presidenti Donald Trump. Në pyetjen se ‘a e konsideron Trumpi Turqinë si mik apo armik?’, 24 për qind e amerikanëve janë përgjigjur se ai e sheh Turqinë si vend mik, ndërsa 9 për qind kanë thënë se ai e sheh atë si armik.

‘4 PËR QIND E AMERIKANËVE E SHOHIN ARABINË SAUDITE SI ALEAT’

Nga ana tjetër, vetëm 4 për qind e amerikanëve e shohin Arabinë Saudite si aleat. 27 për qind e amerikanëve mendojnë se Rijadi është armiqësor ndaj vendeve të veta, ndërsa vetëm 15 për qind e tyre mendojnë se Rijadi është armik i Amerikës.

Sipas rezultateve të anketës, amerikanët e shohin Korenë e Veriut, Iranin dhe Rusinë si armiq. Këtu Koreja e Veriut rënditet e para me 47 për qind, Irani me 42 për qind, ndërsa Rusia e treta me 34 për qind.



Burimi : Sputnik News