Al Monitor: Irani e kalon Izraelin sa i përket dominancës rajonale

Publikuar në Tet. 25, 2018, 11:35 p.m.

Revista amerikane Al Monitor: Statistikat e web faqes Scopus tregojnë se Irani e ka kaluar Izraelin sa i përket dominancës rajonale në fushën e hulumtimeve shkencore.

Sipas raportit të Qodsna-s, duke vënë në dukje ngritjen shkencore të Iranit në fusha të ndryshme, Al Monitor shkroi kështu: Pavarësisht të gjitha pretendimeve të Netanjahut në lidhje me zhvillim shkencor të Izraelit, është e qartë se nuk do të mund të jetë rival i Iranit.

Në lajm u tha kështu: Kryeministri izraelit Netanjahu foli për mandatin e tij në hapjen e periudhës së re legjislative të parlamentit izraelit me 15 tetor. Në fjalimin e tij, ai këtë periudhë e cilësoi si një periudhë të ngritjes, zhvillimit ekonomik,  prosperitetit, sigurisë dhe krijimit. Duke ju drejtuar përfaqësuesve të parlamentit izraelit, ai u shpreh: “Me gjithë forcën tonë, ne po lëmë pas Iranin!”

Në lajmin e revistës amerikane u tha kështu: Statistikat e web faqes Scopus tregojnë se Irani e ka kaluar Izraelin sa i përket dominancës rajonale në fushën e hulumtimeve shkencore. Izraeli ra nga vendi i  parë në të katërtin, duke mbetur prapa Turqisë dhe Arabisë Saudite. Irani e ka lënë Izraelin pas në biokimi dhe biologji gjenetike dhe molekulare, duke dalur i pari në list. Izraeli humbi vendin e parë në inxhinieri kimike dhe ra në vendin e pestë, ndërsa në fushën e kimisë dhe teknologjisë informatike, Izraeli  ra në vendin e katërt, duke mos mundur t’a kaloj Katarin dhe Iranin. Në mes të viteve 1996- 2016, Izraeli kishte rënë nga vendi i 17-të në të 33-tin në listën globale të prodhimit shkencor. Në këtë list, Irani merr pjesë në vendin e 16-të.

Statistikat e tjera kanë të bëjnë balancën e fuqisë strategjike në rajon. Sipas të dhënave të vitit 2016, industria e teknologjisë së Izraelit do të përballet me 10 mijë inxhinierë dhe programues në 10 vitet e ardhshme. Në muajin janar të vitit 2018, Agjencia e Teknologjisë e Izraelit i dërgoi raport qeverisë, duke e njoftuar se në 10 vitet e fundit, përqindja e punonjësve të teknologjisë së zhvillimit është ngadalësuar për shkak të rritjes së konkurrencës globale me Korenë e Jugut, Finlandën dhe Gjermaninë në fushën e teknologjisë.

Në këtë lajm po ashtu u njoftua se: Izraeli ka humbur edhe veçorinë e tij si një nga vendet më të mira në zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim. Ky vend është një nga vendet e industrializuara me përqindje të vogël të popullatës së re të arsimuar. Nga ana tjetër, ndërsa Irani i inkurajonte gratë të bënin kërkime dhe studime shkencore, studentet e shkollave të mesme në qytetin Kafar Saba të Izraelit, u ndaluan të marrin pjesë në programin e përgatitur për të rritur interesin e studentëve në fushën e biologjisë si dhe programin në lidhje me metodat e ardhshme shkencore të punës. Ky program ishte një studim i përbashkët i shkollave laike dhe fetare. Përveç mbajtjes së fuqisë mendore të vajzave larg shkencës, largimi në shkallë të gjerë i profesionistëve dhe shkenctarëve në një vend tjetër është një prej të metave të Izraelit. Në një raport tjetër të Administratës Së Përgjithshme të Statistikave të bërë në vitin 2017, u vu në dukje se numri i të diplomuarve të cilët u larguan nga vendi pasi përfunduan shkollimin e tyre, u rrit për 38 %, duke kaluar kështu numrin e izraelitëve të cilët kthehen në vend.



Burimi : Rast Haber