Vendimi i GjEDN-së: Fyerja e profetit Muhamed nuk është liri e shprehjes

Publikuar në Tet. 25, 2018, 4:28 p.m.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDN) ka vendosur që fyerja e profetit Muhamed nuk hynë në fushën e lirisë së shprehjes.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga GjEDN, është vendosur me konsensus që deklaratat fyese  të 47 vjeçarit austriak ndaj profetit Muhamed në vitin 2009, nuk mund të konsiderohen në kuadër të nenit 10 të Konventës për të Drejtat e Njeriut në lidhje me lirinë e shprehjes.

Në këtë deklaratë u vu në dukje se gjykata austriake ka gjykuar drejtë në lidhje me personin, duke u thënë se: “Shprehjet kontradiktore të përdorura kanë tejkaluar kufijtë e diskutimit objektiv. Shprehjet e përdorura janë konsideruar si një sulm që përmban fyerje ndaj profetit Muhamed. Përveç kësaj, sulme të tilla të tjera ushqejnë paragjykime dhe kërcënojnë lirinë fetare në Austri.”



Burimi : Sputnik News