Një Kashogi vlen sa një milion jemenas

nga Michael Howard | Publikuar në Tet. 24, 2018, 10:13 p.m.

Në çdo moment mund të supozojmë se versioni turk i ngjarjes në lidhje me zhdukjen e Xhemal Kashogit është i vërtetë. Sikurse gjithmonë, i hapur jam për ndryshimin e mendimit, megjithatë Ankara padyshim është e obliguar të lëshojë audio-inqizimet për të cilat thekson se i posedon( edhe pse këto prova në rast se shohin dritën e ditës, natyrisht do të refuzohen nga ana e sauditëve si të shpikura), por lista e skenarëve alternativ të cilët janë të besueshme janë barazi me zero. Kashogi ka hyrë në konsullatën saudite dhe kurrë nuk ka dal. Po të ishte vetëm i kidnapuar dhe i burgosur, gjer tani do të dëgjohej. Ai do të paraqitej ne televizionin shtetëror në Arabinë Saudite dhe do të jepte deklaratën. Nëntorin e kaluar të njëjtën gjë ka provuar kryeministri libanez Saad Hariri. Me sa dukej dinastia Saud më së shumti e do stinën e  vjeshtës, për kidnapime dhe atentate.

Edhe pse Kashogi, jo vetëm që është vrarë nga ana e sauditëve, por edhe u torturua dhe u copëtua, sikurse theksojnë turqit, atëherë trashëgimtari i fronit Muhamed bin Selman është më i trentë se që mendonim. Pasi që de fakto është emëruar trashëgimtar i babait të vet matuf, mbreti Selman, ai u  përpjek të bëhet tiran kryesor në rajon. Kjo nuk është detyrë e lehtë, por Muhamed bin Selmani është i njohur, me sa dukej  ishte rritur për këtë sfidë. Sikurse që Patrick Cockburn kohë parë ka shkruar, lista e lëshimeve të MBS në afat të shkurtër kohor është impresiv. Eskalimi i luftës së tij në Jemen nuk ka arritur përveç vrasjeve masive dhe urisë. Huthët akoma po mbahen të fuqishëm, ndërsa shteti tërësisht është shkatërruar. Ndoshta sauditët shohin shkatërrimin e Jemenit si send pozitiv. Sikurse invadimi i SHBA-së në Vietnam, qëllimi gjithëpërfshirës i Arabisë Saudite është të demonstrojë rajonit se çfarë ndodh kur popullata rebelohet kundër shtypësve të tyre. Në rast se dëshironi të përmirësoni status kuonë dhe të realizoni shkallën e caktuar të pavarësisë, atëherë bëhuni gati që të ju rrafshojnë. Këtë paralajmërim e lëshon Arabia Saudite Jemenit.

Muhamed bin Selmani është emëruar për trashëgimtar froni(në qershor 2017) paralelisht me luftën diplomatike dhe ekonomike saudite kundër Katarit. Vendimi i nxituar është sjell për bllokadën e Dohës për shkak të gjoja mbështetjes terrorizmit  bazuar goxha në akuzat e rënda në rast se merret parasysh se vjen nga epiqendra e vehabizmit, interpretimi dijabolik i islamit, Al Kaidës dhe klanet e tyre të shumta i marrin si ideologji të tyre. Nga 19 rrëmbyesit e 11 shtatorit, 15 ishin shtetas të Arabisë Saudite dhe asnjëri nga Katari. Kjo nuk do të thotë që Katari është i pafajshëm. Arabia Saudite dhe Katari së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbështetur elementet e njëjta terroriste të opozitës siriane. Hillary Clinton në njërin nga fjalimet e saj të vlefshme  250.000 dollar Goldman Sachsit ka konfirmuar që në vitin 2013, duke theksuar se Damaskun” e kanë marrë kryengritësit autokton, por gjithnjë e më i madh është numri i xhihadistëve të cilët financohen nga ana e sauditëve, emirateve dhe Katarit”. Në e-mailin e dërguar në vitin 2014 Xhon Podestës, Hillary Clinton ka shkruar: “Duhet të shfrytëzojmë burimet tona tradicionale të informatave dhe diplomatike për të kryer presion në qeveritë e Katarit dhe Arabisë Saudite të cilët po ofrojnë mbështetje sekrete financiare dhe logjistike ISIS-it dhe grupeve tjera radikale në rajon”. Duke ditur këtë, Hillary publikisht ka mbështetur ndryshimin e regjimit në Siri. Por më vjen që të vjel për të shkruar më tepër për Hillary Clinton.

Të quash këtë”mbështetje terrorizmit” është shprehje e butë. Absurde, është fjala më e mirë. Nuk mund të paramendojë se në atë  çfarë kanë besuar edhe vëzhguesit e rastësishëm, ndërsa Donald Trumpi ka qenë përjashtimi i mundshëm (pa menduar ka fol në dobi të bllokadës saudite, padyshim  i pavetëdijshëm faktit se vendi i tij mban bazën kritike në Katar). Motivet e Riadit ishin të qarta, Katarin duhej disiplinuar për shkak të marrëdhënieve të tia pragmatike me Iranin, me të cilin ndan fushat të mëdha të gazit natyror në botë. Poashtu, edhe për shkak të Al Jazeerës e cila në mënyrë kritike ka raportuar për politikat saudite në rajon. Atë në të cilin ka shpresuar princi  të arrijë ishte gjë e spekulimeve. A ka menduar ai se Doha do të dorëzojë interesat e saja strategjike, të heq dorë nga bashkëpunimi me Teheranin dhe të nënshtrohet dëshirës së tij? E panevojshme është të thuhet se kjo nuk ka ndodhur. Katari u përgjigj me vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike me Iranin, i cili së bashku me Turqinë ka rritur eksportin në Katar dhe ka zvogëluar efektin e embargos kundër Katarit.

Disa muaj më vonë, saktësisht kur Muhamed bin Selmani ka nisur pastrimin e tij stalinist të familjes mbretërore, kryeministri libanez Saad Hariri ishte  ndaluar gjatë vizitës së tij Arabisë Saudite. Së  shpejti pas leximit të tij publik të tekstit i cili ishte përgatitur paraprakisht për të, ai ka paralajmëruar dorëheqjen në televizionin shtetëror të Arabisë Saudite. Në deklaratën e tij ka sulmuar Hezbollahun dhe Iranin, ai poashtu ka theksuar se është përgatitur tentim atentati kundër tij, me siguri nga ana e Hezbollahut dhe Iranit, të cilin shërbimi sekret libanez e ka demantuar. Maskarada ishte  e pabesueshme. “Fjalët të cilët i ka lexuar Hariri”, ka shkruar në atë kohë Robert Fisku, “ në tërësi ishte në përputhje me fjalimet e trashëgimtarit të fronit saudit Muhamed bin Selmanin dhe presidentit të trentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trumpit, të cilët flasin për Iranin me zemërim të njëjtë sikurse ministri amerikan i mbrojtjes.

Ky incident diplomatik vetëm e ka fuqizuar mbështetjen e libanezëve për kryeministrin e tij dhe që është më e rëndësishme, sovranitetit të tyre kombëtar. Presidenti libanez Mishel Aoun ka refuzuar “dorëheqjen” e Haririt dhe ka kërkuar që të kthehet ai në Liban, të cilën gjë e bëri pas disa javësh të kaluar në Arabinë Saudite. Me 5 dhjetor, një muaj dhe një ditë pas dhënies së dorëheqjes, Hariri prapë e ka rimarrë detyrën e kryeministrit të Libanit. Strategjia e Muhamed bin Selmanit ka ra në ujë. Në ndërkohë, Hariri më dukej si një frikacak, refuzon të flas për atë se çfarë i ka ndodhur gjatë vizitës në Arabinë Saudite, dhe tani gjoja po ofron mbështetje palës saudite lidhur me rastin e gazetarit Xhemal Kashogi.

Nga kjo aferë mund të mësojmë disa gjëra, E para, jam i lumtur që shoh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj befasisht kanë pranuar procesin e drejtë, duke u thirrur në hetimin e pavarur dhe të themeltë për rastin e ndodhur, ashtu q ë ai larg çfarëdo dyshimi të vërtetohet se çfarë ka ndodhur, në bazë të  cilës ata mund të sjellin vendimin për hapat e tyre të mëtutjeshme.

Besojë se në të ardhmen do të zbatojnë standarde të njëjta, të themi, sikurse në rastin e sulmit me armë kimike në Siri apo për atentate në ish spiunët në Evropë. Për më tepër mirë është të dihet se ku është linja e Perëndimit  e cila ndanë, të pranueshmen nga papranueshmen, sjelljen e aleatëve të tyre. Bombardimi i spitaleve, xhamive, shkollave dhe autobusëve, këto janë viktima të pakujdesshme të luftës, të vlefshme vetëm disa fjalë boshe të pikëllimit. Vrasja e kolumnistit të Washington Postit megjithatë nuk do të falet. Për këtë shkak është bojkoti masiv i konferencës së ardhshme  të biznesit në Riad si dhe fjalimi i Trumpit për “dënimin e rëndë” për sauditët. Në botën e politikës amerikane, një Kashogi vlen një milion jetëra njerëzish jemenas.

Muhamed bin Selmani këtë ka dashur të kuptojë. Atë që nuk e diti flet shumë për njeriun i cili do të qeverisë me Arabinë Saudite gjatë katër ose pesë dekadave të ardhshme. Këto gjëra i bën, akoma pa u bërë mbret! Po të kisha mundur të pëshpëritë princit, e kisha këshilluar princin që të jetë i kujdesshëm në mënyrë ekstreme për të gjitha. Kur e zemëron Washingtonin, të pret ferri, kur të fokusohen kundër teje, ditët i ke të numëruara. Miku ynë i vjetër dhe aleati Sadam Hyseini mund të konfirmojë këtë. Poashtu ja kisha dhënë kopjen e librit ”Mbreti Lirë” si tregim edukativ, pasi që gjendja në Arabinë Saudite është shembull i shkëlqyer i jetës e cila imiton artin.



Burimi : Ahtribune.com