Miratohet dënimi me vdekje i dy personave të akuzuar për korrupsion në Iran

Publikuar në Tet. 24, 2018, 10:11 p.m.

Zëdhënësi i Pushtetit Gjyqësor në Iran, Gulamhuseyin Muhsin Ejei ka njoftuar se Gjykata e Lartë ka miratuar dënimin të cilin Gjykata Speciale e ka dhënë për ekzekutimin e dy personave.

 Në një deklaratë të bërë për televizionin  shtetëror të Iranit, Ejei njoftoi se 2 prej dënimeve me vdekje të vendosura nga Gjykata Private për 3 të akuzuarit për korrupsion në devizë dhe monedha, janë konfirmuar nga Gjykata e Lartë në fazën e apelit.

Ejei vuri në dukjse se Vahid Mazlum me nofkën “sulltani i monedhave” është dënuar me vdekje me akuzën për dëmtimin e sistemit ekonomik, për korrupsion dhepër krijimin e një bande korrupsioni, ndërsa Muhammed Ismail Kasimi me nofkën “Muhammed Salim” po ashtu është dënuar me vdekje me akuzën për pjesëmarrje në bandën e Mazlumit dhe për dëmtimin e sistemit monetar dhe ekonomik të vendit përmes veprimeve të paligjshme.

Në një deklaratë të bërë me 30 shtator, Muhsin Ejei vuri në dukjse se në lidhje me rastet e korrupsionit të cilat kanë qenë temë kryesore në vend që një kohë të gjatë, Gjykata Speciale e themeluar në kryeqytetin e Teheranit, i ka dënuar me vdekje 3 persona për akuza korrupsioni, ndërsa 32 të tjerë i ka dënuar me nga 10 deri në 20 vjet burg.

Në një deklaratë të bërë me 20 gusht, kreu i Pushtetit Gjyqësor të Iranit, Sadik Larijani kishte thënë se  gjykata speciale kundër korrupsionit udhëheqë gjithsej 30 procedura kundër 120 të arrestuarve të akuzuar.



Burimi : Sputnik News