Izraeli bëri një grumbull të madh ushtarak në kufi të Gazës!

Publikuar në Tet. 22, 2018, 10:32 p.m.

Para protestave të “Marshit të Madh të Kthimit” që po hynë në javën e 30-të, ushtria izraelite ka bërë një grumbull të madh ushtarak në kufi të Rripit të Gazës.

Sipas një lajmi të shtypit izraelit, në kufi të Rripit të Gazës janë dërguar dhjetëra tanke, automjete të blinduara dhe një numër i madh ushtarësh.

Edhe Korporata  e Transmetimeve Publike e Izraelit (KAN) vuri në dukje se ushtria izraelite ka bërë një grumbull të madh ushtarak në kufi, duke thënë se: “Natyra e reagimit të ushtrisë izraelite ndaj incidenteve të dhunshme pritet të ndryshojë me vendosjen e automjeteve të blinduara, inxhinierisë dhe forcave të artilerisë rreth Gazës.”

Zyrtarët izraelit të cilët po vazhdojnë pushtimin ndaj Gazës që 12 vjet, në disa deklarata të mëparshme kishin thënë se protestat e javës së 30-të “do të jenë një provë për Hamasin”.

Në Kabinetin e Sigurimit të Izraelit, të mërkurën u morë vendim për “të mos sulmuar tani Rripin e Gazës, por të priten protestat e së premtes në Gaza për të parë nëse Hamasai do të mbajë anëtarët e vet nën kontroll”.

Në Kabinet po ashtu u vendos që “të rriten reagimet ndaj përpjekjeve për dëmtimin e gardheve të sigurisë dhe ndaj balonave me lëndë djegëse”.

 Egjipti dhe Kombet e Bashkuara po zhvillojnë biseda serioze me zyrtarët izraelit dhe palestinez për të parandaluar një shpërthim të madh njerëzor në Rripin e Gazës, të cilin Izraeli e ka kthyer në një burg të hapur ajror.

Më shumë se 200 palestinez kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjeve të forcave pushtuese në protestat paqësore të cilat po vazhdojnë në kufi të Rripit të Gazës që nga 30 marsi e deri më tani.

Në protestat në kufi të Gazës, palestinezët po përpiqen t’i njoftojnë botës kërkesat e tyre për t’u kthyer në vendet e tyre prej nga janë dëbuar dhe për të hequr bllokadën e paligjshme të zbatuar ndaj Gazës që nga viti 2006.



Burimi : Rast Haber