OKB: Jemeni po përballet me krizën më të madhe të urisë në botëjem

Publikuar në Tet. 22, 2018, 10:29 p.m.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Jemeni po përballet me krizën më të madhe të urisë në botë.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, zëdhënësja e Programit Botëror të Ushqimit i Kombeve të Bashkuara, Herve Verhoosel vuri në dukje se javët e fundit, janë shtuar konfliktet veçanërisht në qytetin al Hudaydah dhe se situata ekonomike në vend është përkeqësuar ndjeshëm.

Verhoosel shtoi se që nga muaji qeshor e deri më tani, 570 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në Hudaydah dhe vuri në dukje se rijali i Jemenit e ka humbur vlerën ndjeshëm dhe se kostoja e ushqimit elementar është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Verhoosel u shpreh se: “Jemeni është duke u përballur me krizën më të madhe të urisë në botë”, duke shtuar se 18 milion njerëz në vend jetojnë pa e ditur se nga do të vijë ushqimi i ardhshëm dhe se 8 milion njerëz në vend janë në prag të skamjes.

Verhoosel paralajmëroi se nëse kjo situatë vazhdon edhe më tej dhe nëse nuk do të ketë ndihmë humanitare, 3.5 jemenas  do të përjetojnë pasiguri të madhe ushqimore.

Në këtë vend ku përjetohen kriza humanitare në shumë fusha, e sidomos në shëndetësi, për shkak të mungesës së ujit të pastër, ushqimit dhe ilaçeve, dita ditës po rriten sëmundjet epidemike, siq është kolera.

Thuhet se ndërhyrja e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite e ka sjellë situatën humanitare në vend në prag të fatkeqësisë.



Burimi : Tasnim News Agency