Të paktën 36 të vdekur në 193 sulme në ditën e zgjedhjeve në Afganistan

Publikuar në Tet. 22, 2018, 2:43 a.m.

Përgjaken zgjedhjet e përgjithshme në Afganistan, ku të paktën 36 persona, shumica prej tyre civilë, kanë humbur jetën në rreth 100 sulme.

Zëvendësministri i brendshëm Ahtar Mohammad Ibrahim njoftoi se janë zhvilluar 193 sulme gjatë zgjedhjeve parlamentare në të gjithë vendin.

Ibrahim i cili tha se në sulme, 36 persona kanë humbur jetën dhe 126 të tjerë janë plagosur, shtoi se këto sulme kanë qenë sulme me bomba të bëra nëpër rrugë dhe qendra të votimit, sulme të drejtpërdrejta të forcave të sigurisë në zgjedhje si dhe sulme vetëvrasëse.

1O TË VDEKUR NË NJË SULM NË KABUL

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me bombë në veri të kryeqytetit, Kabul.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME: KEMI PARANDALUAR SHUMICËN E SULMEVE

Në anën tjetër,  Ministri i Punëve të Jashtme argumentoi se kanë parandaluar shumicën e sulmeve me të cilat organizatat terroriste planifikonin të ndërhynin në zgjedhje dhe vuri në dukje se në operacione kanë vrarë 31 anëtarë të organizatës, 4 prej të cilëve ishin udhëheqës Taleban.

ZGJEDHJET NË RAJONET KU PROCESI I VOTIMIT ËSHTË PENGUAR, DO TË VAZHDOJNË NESËR

Pas kaosit në zgjedhje, procesi i votimit në rajonet ku ai është penguar, do të vazhdoj nesër.

Komisioni i Pavarur Zgjedhor njoftoi se 360 qendrat zgjedhore, në të cilat nuk është mundur të votohet, do të hapen nesër.

Në vendet ku procesi i votimit përfundoi pa ndonjë pengesë, filloi procesi i numërimit të votave.

Në vendin në të cilin gjenden 8 milion e 800 mijë votues, u votua për 2.558 kandidat për deputet. 



Burimi : Sputnik News