'62 civilë të vrarë në sulmet e koalicionit në Deir ez Zor'

Publikuar në Tet. 22, 2018, 1:15 a.m.

Është raportuar se 62 civilë janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore të koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së të zhvilluar në dy fshatra që gjenden në rajonin Deir ez Zor të Sirisë.

Në një lajm të agjencisë shtetërore siriane të lajmeve, SANA, të bazuar në burimet vendore, u njoftua se në sulmet e koalicionit ndërkombëtarë të zhvilluar në fshatrat Al Susa dhe Al Bubadran që gjenden në lindje të Deir ez Zor, kanë humbur jetën 62 civilë.

Ndërsa në lidhje me kohën se kur janë zhvilluar sulmet ajrore që vranë 62 civilë, në lajm nuk është dhënë ndonjë informatë e qartë.



Burimi : Sputnik News