Karatistja iraniane Fatemeh Khonakdar e ka fituar medaljen e bronztë

Publikuar në Tet. 22, 2018, 1:13 a.m.

Në Lojrat Olimpike Rinore 2018, karatistja iraniane Fatemeh Khonakdar e ka fituar medaljen e bronztë, duke mposhtur rivalen e saj egjiptiane Yasamin Nasr me rezultat 5-0.

Karatistja iraniane Fatemah Khonakdar e cila me dy fitore dhe një humbje, arriti në gjysëm finale të Lojrave Olimpike Rinore 2018 të zhvilluara në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, e ka fituar medaljen e bronztë, duke mposhtur rivalen e saj egjiptiane Yasamin Nasr me rezultat 5-0 në -53 kg.

Fatemah Khonakdar arriti në gjysmë finale, duke mposhtur rivalen e saj portugeze Tania Barous me rezultat 6-1 dhe rivalen tajlandeze Ayaka Okzaki me rezultat 2-6, e pastaj duke u mposhtur nga rivalja japoneze Rinka Tahata me rezultat 1-0.

Ky organizim i cili filloi me 6 tetor 2018 në kqyeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, përfundon sot.



Burimi : Mehr News Agency