Ish kryeministri izraelit Barak kritikon qeverinë e tanishme: Ne vrisim më shumë

Publikuar në Tet. 22, 2018, 1:01 a.m.

Ish kryeministri izraelit Ehud Barak ka kritikuar politikën e qeverisë së tanishme të Izraelit ndaj Hamasit, duke thënë se: “Kur unë kam qenë ministër i mbrojtjes, kemi vrarë më shumë se 300 ‘anëtarë të Hamasit’ në 3.5 minuta.”

Ish kryeministri Barak vlerësoi në një radio vendore zhvillimet e fundit  në kufirin e Gazës si dhe politikat e qeverisë së Izraelit.

Barak deklaroi se qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu nuk ka një strategji të qartë për Gazën, duke shtuar se duhet të zhvillohen sulme kundër Hamasit dhe se është e rëndësishme që të përcaktohet një strategji për këtë.

‘NE VRISNIM SHUMË MË TEPËR ANËTARË TË HAMASIT’

Barak e akuzoi qeverinë e Netanjahut se po qëndron pasiv  kundër Hamasit, duke u shprehur se: “Kur unë kam qenë ministër i mbrojtjes, kemi vrarë më shumë se 300 ‘anëtarë të Hamasit’ në 3.5 minuta, në bombardimet e zhvilluara nga forcat tona ajrore.”

Ndërsa ish kryeministri nuk dha informacion se kur ishte bërë sulmi në fjalë, deklaratat e tij u interpretuan si një thirrje për qeverinë e tanishme për një sulm të ri në Gaza.

BURIMET E SHËNDETËSISË PALESTINEZE: AI E KA FJALËN PËR SULMIN NË TË CILIN  U VRANË EDHE FËMIJË DHE GRA

Në anën tjetër, burimet e shëndetësisë palestineze vlerësuan se Barak e kishte fjalën për sulmin e 27 dhjetorit 2008 të zhvilluar në qendrën e policisë në Gaza, me ç’rast humbën jetën 225 palestinez, në mesin e tyre edhe gra dhe fëmijë.

Ish-kryeministri Ehud Barak shërbeu si ministër i mbrojtjes nga viti 2007 deri në vitin 2013.



Burimi : Sputnik News