Doha: Shpjegojeni fatin e 4 qytetarëve tanë

Publikuar në Tet. 20, 2018, 10:24 p.m.

Kryetari  i Komisionit Kombëtar të Katarit për të Drejtat e Njeriut, Ali bin Samih Elmeri deklaroi se regjimi saudit është përgjegjës për fatin e qytetarëve të Katarit të rrëmbyer dhe të arrestuar nga regjimi saudit.

Në deklaratën në të cilën ai kërkoi nga OKB-ja që të ndihmojë në qartësimin e fatit të qytetarëve të Katarit, Kryetari  i Komisionit Kombëtar të Katarit për të Drejtat e Njeriut, Ali bin Samih Elmeri vuri në dukje se pavarësisht të gjitha përpjekjeve të komisionit, deri më tani nuk është marrë asnjë lajm në lidhje me qytetarët e Katarit.

Elmeri po ashtu deklaroi se deri më tani disa qytarë të Katarit janë rrëmbyer nga regjimi saudit dhe kërkoi nga qeveria e Rijadit lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të Katarit.

Më 5 qershor 2017, qeveritë e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Egjiptit kishin ndërpre marrëdhëniet e tyre diplomatike me qeverinë e Doha-s.

Burimi : Tasnim News Agency