Arrestohen 7 kundërshtarë politikë në Bahrein

Publikuar në Tet. 20, 2018, 10:15 p.m.

Regjimi Al-Khalifa në Bahrein vazhdon të ushtrojë presion dhe të burgosë njerëzit që kërkojnë drejtësi dhe demokraci.

Regjimi Al-Khalifa në Bahrein vazhdon të ushtrojë presion dhe të burgosë njerëzit që kërkojnë drejtësi dhe demokraci.

Derisa regjimi i Bahreinit po nënshkruan një skandal të ri në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut, organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut po e shtojnë presionin e tyre mbi regjimin e Bahreinit.

Përkundër thirrjeve nga opinioni publik ndërkombëtar, regjimi i Bahreinit po vazhdon arrestimet dhe arrestoi shtatë kundërshtarë politik.

Gjykata e Bahrejnit arrestoi shtatë kundërshtarë politik me pretendim për pjesëmarrje në grupe terroriste dhe anuloi shtetësinë e tyre.

Sipas raportit të televizionit Lualua, gjykata e regjimit të Bahreinit akuzoi shtatë kundërshtarët politikë për shpërthimin e një tubacioni të naftës së papërpunuar në fshatin Buri, 13 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Manama.

Gjykata e Bahreinit dënoi 5 kundërshtarë politikë me burgim të përjetshëm, një gjobë prej 200,000 dinarë të Bahreinit dhe anuloi shtetësinë e tyre.

Dy kundërshtarët e tjerë politikë u dënuan me 15 vjet burg.

Që nga viti 2011, mijëra njerëz janë arrestuar dhe qindra janë vrarë në protestat në Bahrein ku ata kërkojnë drejtësi dhe demokraci.

Protestuesit po kërkojnë fundin e regjimit Al Khalifa dhe krijimin e një sistemi të ri politik që përfshin të gjithë njerëzit e Bahreinit.

Në protestat e bëra në vitin 2011, ushtarët e  Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit kanë vrarë qindra njerëz dhe mijëra të tjerë kanë arrestuar.

Në mars të vitit 2017, regjimi i Bahreinit Al Khalifa shpalli ligjin ushtarak në vend. Regjimi Al Khalifa kishte hapur rrugë për gjykimin  e protestuesve civil dhe paqësor në gjykata ushtarake.



Burimi : Tasnim News Agency