Irani: Ne kemi raketa me një rreze prej 200 deri 2000 km

Publikuar në Tet. 20, 2018, 12:46 a.m.

Komandanti Ajror-Hapësirë i Gardës Revolucionare i Iranit, brigadier Hajizadeh ka bërë një deklaratë në lidhje me raketat balistike të prodhuara në vend.

Sipas revistës ‘Sobh-i Sadegh’ të botuar në Iran, Komandanti Ajror-Hapësirë i Gardës Revolucionare i Iranit, brigadier Amir Ali Hajizadeh ka bërë një deklaratë në lidhje me raketat balistike të prodhuara në vend.

Brigadier Amir Ali Hajizadeh u shpreh se raketat e prodhuara tani në Iran janë me rreze mesatare dhe të gjata dhe vuri në dukje se raketat e prodhuara në Iran janë me rreze prej 200 deri 2000 km dhe se aftësia e tyre për të goditur objektivat është shumë e ndjeshme.

Përveç kësaj, brigadier Amir Ali Hajizadeh njoftoi se edhe raketat e prodhuara në të kaluarën po zhvillohen në këtë drejtim.

Brigadieri Hajizadeh u shpreh se organizata terroriste ISIS është mposhtur në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe shtoi se në këtë vend janë zhvilluar 700 operacione me dron të cilët bartin bomba kundër terroristëve.



Burimi : Mehr News Agency