Gebran Bassil lavdëron Nasrallahun; Ne e mbrojmë Libanin me Hezbollahun

Publikuar në Tet. 20, 2018, 12:16 a.m.

Ministri i Jashtëm libanez e ka lavdëruar Seyyid Hasan Nasrallahun dhe e përshkroi rolin e Lëvizjes së Rezistencës Hezbollah si një rol kyç dhe thelbësor në mbrojtjen e Libanit nga kërcënimet e sionistëve.

Në një ceremoni të organizuar nga Aleanca Kombëtare e Lirisë e titulluar ‘Nga fillimi në pafundësi’, ministri i jashtëm libanez, Gebran Bassil theksoi rëndësin e luftës kundër korrupsionit, duke u shprehur kështu: “Ne u morëm vesh me Hezbollahun dhe Seyyid (Seyyid Hasan Nasrallahun), Seyyid është besnik kur premton diçka, njerëzit po presin veprimin tonë për të na u bashkuar dhe besuar neve, korrupcioni është një vrasës dhe nuk ka zgjidhje tjeter pos vrasjes së tij.”

Bassil vazhdoi kështu: “Ne kemi krijuar një trekëndësh (trekëndëshin e artë të ushtrisë, kombit dhe rezistencës), ne duam ta ruajmë këtë trekëndësh dhe t’i vazhdojmë punët duke iu përmbajtur atij. Në bashkëpunim me Hezbollahun ne arritëm ta mbrojmë Libanin nga Izraeli dhe terrori dhe tani duhet ta mbrojmë atë nga një rënie e mundshme ekonomike.”

Sipas agjencisë libaneze zyrtare të lajmeve, Bassil i konsideron përgjegjëse të gjitha grupet dhe lëvizjet palestineze kundër korrupcionit dhe kërkoi që të gjithë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në luftën kundër korrupsionit. Ministri i Jashtëm u shpreh kështu: “Ne duam që të bashkpunojmë në luftën kundër korrupcionit dhe të jemi partner në këtë luftë dhe nuk do të qëndrojmë të heshtur në këtë çështje.”



Burimi : Tasnim News Agency