Sanksionet e Trumpit ndaj Iranit nuk do të kenë sukses

Publikuar në Tet. 19, 2018, 11:47 p.m.

Gazeta New York Times tha se sanksionet e presidentit amerikan Donald Trump ndaj Iranit nuk do të japin rezultate të suksesshme dhe se me anë të këtyre sankisoneve nuk është i mundur asnjë ndryshim regjimi në Iran.

 Gazeta New York Times vuri në dukje se në muajt e ardhshëm loja që ka luajtur Amerika mbi sanksonet ndaj Iranit do të ashpërsohet edhe më shumë, duke shtuar se: “Këto sanksione të vazhdueshme vazhdojnë të përhapen midis SHBA-së dhe aleatëve të saj evropianë.”

New York Times u shpreh se: “Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që me sanksionet ndaj Iranit, të ndal plotësisht operacionet bërthamore të qeverisë së Teheranit dhe t’i jap fund pranisë ushtarake të Iranit në Siri dhe Jemen, por këto qëllime të SHBA-së mund të kenë pasoja të kundërta”, duke theksuar se Irani është ende i lidhur me marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në kohën e ish presidentit amerikan, Barack Obama.

Në të njëjtën kohë, shumë ekspertë në SHBA paralajmëruan se nëse sanksionet e vendosura ndaj Iranit nga qeveria e Uashingtonit do të vazhdojnë për një kohë të gjatë, dollari do të humbasë pushtetin e tij, duke u shprehur se: “Një tjetër shqetësim për Trumpin është se disa vende si Kina, India dhe Japonia duan të vazhdojnë të blejnë naftë nga Irani.”



Burimi : Tasnim News Agency