ISIS-i ekzekuton 10 civilë sirianë

Publikuar në Tet. 18, 2018, 10:52 p.m.

Grupi terrorist tekfirist ISIS  ekzekutoi 10 civilë të tjerë sirianë në burgjet e provincave në Sirinë lindore.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha të dielën se qytetarët e pafajshëm u mbajtën në kampet e grupit terrorist në Hajin, al-Bukhatir dhe al-Shafah në jug-lindje të Deir Ezzor.

Raportet thonë se pas ekzekutimeve, trupat, identiteti i të cilëve ishte i panjohur, u parakaluan nëpër rajonet jugore të provincës.

Grupi tekfirist,  terrorist, gjithashtu dje ka rrëmbyer 130 familje të zhvendosura  siriana në Deir Ezzor.

ISIS rrëmbeu familjet pas një sulmi në një kamp refugjatësh në jug të Deir Ezzor.

Kampi ishte vendosur në rajonet e dominuara nga Forcat Demokratike Siriane të mbizotëruara nga kurdët.

Deir Ezzor dhe Siria lindore, shtrihet në kufirin Sirian-Irak dhe në brigjet e Eufratit.



Burimi : IRNA