Ambasadorët e Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe hajnë darkë së bashku

Publikuar në Tet. 17, 2018, 10:21 p.m.

Ambasadorët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Izraelit  në Uashington u takuan për darkën tradicionale të JINSA-s.

Sipas gazetës izraelite Haaretz, ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Uashington, Jusuf al-Utejbe dhe ambasadori izraelit në Uashington, Ron Dermer, u ulën në të njëjtën tryezë në darkën e JINSA-s në SHBA dhe darkuan së bashku.

Në lajm u vu në dukje se marrëdhëniet diplomatike midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nuk janë zyrtare dhe u tha se: “Është e rrallë të shohësh zyrtarët e vendeve arabe të cilët nuk kanë marrëdhënie zyrtare me Izraelin, së bashku me zyrtarët izraelit.”

Në këtë lajm u tha se Utejbe dhe Dermer “kanë biseduar në mënyrë të sinqertë” dhe se në të njejtë tryezë ishte edhe ambasadori egjiptian në Uashington, Yasir Rida.

Gazeta Haaretz vuri në dukje se Utejbe dhe Dermer kanë marrëdhënie të ngushta me qeverinë e SHBA-së nën udhëheqjen e Trumpit, veçanërisht me dhëndrrin e Donald Trumpit, Jared Kushner dhe me ministrin e jashtëm, Mike Pompeo.

Në lajm gjithashtu u theksua se përveç marrëdhënieve të ngushta të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe me SHBA-në, këto dy vende e kanë si të përbashkët edhe armiqësinë ndaj Iranit dhe frontit të rezistencës.



Burimi : Tasnim News Agency