Koalicioni evakuon me helikopterë militantët e ISIS-it në Deir ez Zor

Publikuar në Tet. 11, 2018, 11:31 p.m.

Është raportuar se koalicioni ndërkombëtarë anti ISIS nën udhëheqjen e SHBA-së, ka evakuuar në një rajon tjetër militantët e ISIS-it në Deir ez Zor.

SHBA-ja vazhdon të ndihmojë militantët e ISIS-it në Siri. Koalicioni, i cili më parë i kishte evakuar militantët nga zonat e rrezikshme, organizoi një operacion tjetër të evakuimit.

Sipas një lajmi të agjencisë siriane të lajmeve, SANA, të bazuar nga mediat dhe populli vendas, helikopterët e koalicionit kanë evakuuar në juglindje të qytetit militantët e ISIS-it nga kombet e ndryshme në fshatin al Shafa të Deir ez Zorit.

Në lajmin e bazuar në burimet lokale në fund të shtatorit, SANA pati shkruar se forcat e koalicionit kishin realizuar një operacion ajror në fshatin Al Murashida për të transportuar liderët e ISIS-it.

Në lajmin e bazuar në burimet e veta, SANA kishte njoftuar se 3 helikopter kishin zbritur në rajonin pranë kufirit me Turqinë dhe kishin marrë 4 militantë me origjinë irakiane dhe i kishin dërguar ata drejt në drejtimi të panjohur.

Në dhjetor 2017, mediat siriane patën njoftuar se koalicioni ndihmoi militantët të shpëtonin nga rajonet ku përparuan forcat qeveritare siriane dhe se janë  evakuuar të lënduarit në rajonet veriore të Deir ez Zor. Sipas lajmit të agjencisë SANA, militantët që iknin nga qyteti u bashkuan me njësitë e Forcave Demokratike Siriane (DSG) të mbështetura nga Uashingtoni.

Në nëntor 2017, banorët e qytetit Mayadin treguan për Sputnik se helikopterët amerikanë kishin evakuar komandantët e ISIS-it me kombësi të huaj para se qyteti të fillonte një operacion shpëtimi.



Burimi : Sputnik News