HAMAS: Regjimi sionist do të shkatërrohet

Publikuar në Tet. 9, 2018, 7:34 p.m.

Zëdhënësi i Hamasit Hazim Kasim ka reaguar ndaj përpjekjes së regjimi sionist të Izraelit për shkatërrimin e fshatit Khan al Ahmer, duke u shprehur se aleanca e palestinezëve kundër regjimit pushtues do t’a heq këtë tumor nga ky trup.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, zëdhënësi i Hamasit  tha se lufta e palestinezëve në Khan Al-Ahmer kundër pushtimit është një vazhdim i luftës së popullit palestinez kundër politikës së zhvendosjes së dhunshme të regjimit sionist dhe shtoi se përpjekjet e Izraelit sionist për të shtrembëruar historinë nuk kanë ndryshuar asnjëherë realitetin.

Zëdhënësi i Hamasit u shpreh se populli palestinez do të vazhdojë të luftojë kundër regjimit sionist dhe kundër ndërtimit të ndërtesave të sionisteve.

Në muajin maj të vitit 2018, gjykata sioniste izraelite kishte dhënë vendim për shkatërrimin e shtëpive në fshatin Khan al-Ahmer, ku jetojnë 35 familje me një popullsi prej 200 banorësh. Më pas, ky rajon u shpall një zonë ushtarake dhe ushtria sioniste hyri në rajon me pajisje të rënda ushtarake dhe buldozerë.

Thelbi i kësaj politike të sionistëve është të detyrojë me forcë popullin që të shpërngulet. Sionistët i vendosin hebrenjët sionist të sjellur nga vendet e ndryshme të botës nëpër vendet e braktisura nga palestinezët.



Burimi : Rast Haber