Assad: Do ta kontrollojmë të gjithë vendin sa më shpejt të jetë e mundur

Publikuar në Tet. 9, 2018, 7:08 p.m.

Presidenti sirian Asad, i cili kritikoi rolin negativ të luajtur nga mediat arabe gjatë krizës siriane, tha se i gjithë vendi do të kontrollohet së shpejti.

Sabah al Muhammed al Sabah, kryeredaktori i gazetës al Shahid dhe kreu i organizatës al Dar'ul Kuvajt al Ilam, shkoi në Siri për t'u takuar me presidentin sirian Bashar al Assad.

Al Sabah tha se takimi është zhvilluar në shtëpinë e Bashar al Assadit dhe njoftoi se ky takim është takimi i parë i një agjencie arabe të lajmeve me presidentin sirian Bashar al Assad që nga lufta 8 vjeçare e Sirisë.

Presidenti sirian u shpreh kështu: “Për fat të keq, mediat arabe kanë vepruar së bashku me institucionet sioniste – amerikane të cilat përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendeve të Lindjes së Mesme, e veçanërishtë Sirisë dhe lufta e medias është aq e rëndë sa po transmetohen gënjeshtra dhe shpifje.”

Ka filluar rindërtimi i Sirisë

Bashar al Assad deklaroi se qeveria siriane do t'i pastroj të gjitha qytetet nga terroristët agresivë. Në vazhdim të fjalimit të tij ai shtoi se civilët janë të mbrojtur nga terroristët dhe se rajonet janë rindërtuar. Bashar al Assad vuri në dukje se qeveria siriane do të shpërndaj sundimin dhe ligjet e saj në të gjitha territoret e Sirisë.

Bashar al Assad u shpreh kështu: “Damasku nuk do të lejojë që një pjesë e territorit të Sirisë të mbetet jashtë kontrollit dhe qeverisjes.” Ai vazhdoi duke u shprehur se: “Ne jemi në pajtim me shumë vende arabe. Vendet perëndimore po planifikojnë të rihapin ambasadat e tyre. Po vijnë delegacione nga vendet perëndimore dhe arabe, për të bashkëpunuar në fushat ekonomike, diplomatike dhe industriale.”

Duke theksuar se lufta terroriste në Siri do të përfundojë së shpejti, Assad u shpreh se lojrat politike më në fund kanë ndryshuar dhe se Siria do të rivendosë rolin e saj mbrojtës kundër vendeve arabe dhe të gjithë refugjatët do të kthehen në qytetet dhe fshatrat e tyre.

Duke vënë në dukje rolin e vendit të tij në vendet miqësore në Lindjen e Mesme, presidenti sirian vuri në dukje se ekuilibri i fuqisë ndërkombëtare në të ardhmen do të ndryshojë dhe se do të bëhet më mirë për Lindjen e Mesme.

Assad njoftoi se zyrtarët sirian do të rindërtojnë fabrikat dhe do të mbështesinë industrinë siriane dhe theksoi se në hapin e ardhshëm, fokusi kryesorë do të jetë bujqësia e Sirisë.

Qasja e shteteve arabe në Siri

Kjo vizitë në fakt ka të bëjë me kthimin e shteteve arabe në Siri; në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të shtunën me 20 shtator e përqafoi homologun e tij sirian Walid al-Muallem dhe foli me të në një mënyrë të sinqertë.

Analisti i njohur politik në botën arabe, Abdulbari Atvan theksoi se kjo është një situatë e rrallë dhe e pazakontë që nga shpërthimi i krizës siriane dhe deklaroi se çudia nuk qëndron në sinqeritetin e takimit, por në faktin se agjencitë e lajmeve Al Arabiya dhe Al-Hadis të Arabisë Saudite e kanë transmetuar disa herë këtë skenë dhe deklaroi se ky është një hap drejt kthimit të shteteve arabe në rolin e tyre në çështjen e Sirisë,  por nuk dha më shumë detaje  në lidhje me këtë deklaratë.



Burimi : Rast Haber