Forcat izraelite vrasin plakun palestinez 78-vjeçarë në Gaza

Publikuar në Tet. 7, 2018, 11:41 p.m.

Një palestinez 78-vjeçar u qëllua dhe u vra nga forcat izraelite, të martën, në lindje të kampit të refugjatëve al-Magház në qendër të Rripit të Gazës.

Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi, të mërkurën, se 78-vjeçari palestinez, Ibrahim Ahmad Nassar al-Arouki, u qëllua dhe u vra me dy plumba të  shkrepur nga forcat izraelite të martën.

Ministria konfirmoi lajmin  pas disa orësh hetimesh, të cilat u zhvilluan pasi  Ibrahim Ahmad Nassar al  al-Arouki u qëllua të martën për të përcaktuar se plumbi ishte izraelit.

Sipas ministrisë, pasi që "Marshimi i Madh i Kthimit" filloi më 30 mars, 193 palestinezë u vranë, duke përfshirë 34 fëmijë, dhe 21,150 palestinezë u plagosën, duke përfshirë 4.200 fëmijë dhe 1.950 gra, prej të cilëve 5.300 janë plagosur për shkak të municion izraelit , ndërsa 464 të lënduar ishin në gjendje të rëndë.

"Marshi i Madh i Kthimit", protesta u nisur nga mijëra civilë palestinezë në Gaza - e cila ka vuajtur nga një rrethimi izraelit dekadë të gjatë – palestinezët kërkojnë të drejtën e tyre të kthimit si refugjatë në vendet e tyre origjinale, tani në Izraelin e sotëm.



Burimi : Ma’an