Presidenti i ri i Irakut Berhem Salih

Publikuar në Tet. 7, 2018, 11:37 p.m.

Parlamenti i Irakut ka bërë të ditur pronarin e ri të karrikës së presidentit. Gajtë votimit të shoqëruar me mosmarrëveshjet në mes të Partisë Demokratike të Kurdistanit (KDP) dhe Bashkimit Patriotik të Kurdistanit (KYB/YNK), kandidati i të parit u tërhoq, ndërsa kandidati i të dytit u zgjodh.

Kandidati i Masoud Barzanit, kryetarit të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit të Iranit, Fuad Hussein nuk arriti të zgjedhet si president i Irakut.

Kandidati i KYB-së, Berhem Salih është zgjedhur si presidenti i ri i Iranit.

Në raundin e parë të votimit të fshehtë, i cili përfshinte 272 deputetë në parlamentin e Irakut, kandidati i KYB-së Berhem Salih mori 165 vota, ndërsa kandidati i KDP-së, Fuad Hussein 89 vota.

Për shkak të votave të pamjaftushme të kandidatëve, u shkua në raundin e dytë.

Grupi i KDP-së i cili u zhgënjye shumë në raundin e parë, njoftoi se Fuad Hussein u tërhoq nga raundi i dytë. Por, meqë deklarata nuk erdhi nga vetë Fuad Hussein, kryetari i parlamentit Muhammad al-Halbusi refuzoi të pranoj këtë vendim. Këdhtu grupi i KDP-së u largua nga salla.

Në raundin e dytë, Salih fitoi 219 vota kundër 22 votave të Husseinit, dhe kështu ai u bë presidenti i katërt i Irakut, pas pushtimit të SHBA-së.

Ish zëvendëskryeministër i Irakut, Salih i cili është themelues i Universitetit Amerikan në Sulejmanije, theksoi në premtimin e tij presidencial se ‘do të mbrojë unitetin dhe sigurinë e Irakut’.

Më pas, ai e emëroi Adil Abdulmehdin për formimin e qeverisë.

Politikani shiit Adil Abdulmehdi është anëtar i Këshillit të Lartë Islamik të Irakut, i cili ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Iranin. Abdulmehdi, një figurë e shquar e Partisë Komuniste të Irakut në vitet 1970 ka qenë ministër i financave, në vitet 2005 – 2011 ka qenë zëvendës presidentë, ndërsa në vitet 2014 – 2016 ka shërbyer si ministër i naftës.

BARZANI: ËSHTË E PAPRANUESHME

Ndërkohë, para se të bëhej e ditur se Salih do të zgjidhej president në raundin e parë, kishte ardhur një deklaratë sfiduese nga liderët e KDP-së. Para dërgimit të IKBY-së në referandum dhe shpalljes së pavarësisë, Mesud Barzani kishte thënë: “Situata në të cilën gjendet Presidenca e Irakut është e kundërt me traditën e viteve të kaluara.”

‘DUHEJ TË ISHTE VETËM NJË KANDIDAT KURD DHE AI DUHEJ TË ISHTE NGA KDP’

Barzani kishte reagur duke thënë se “ose duhej të caktohej një kandidat nga grupi më i madh kurd ose partitë kurde duhej të propozonin një kandidat mes tyre”, ndërsa tani ishte shprehu se “Situata aktuale është e papranueshme dhe ne së shpejti do të kemi një qëndrim kundër kësaj”.

Goran, partia e tretë më e madhe kurde, kishte lënë të lirë anëtarët dhe deputetët e saj që të mbështesin cilindo kandidatë që të duan.



Burimi : Sputnik News