SHBA: Me Iranin duam të firmosim edhe marrëveshje balistike jo vetëm bërthamore

Publikuar në Tet. 5, 2018, 8:49 a.m.

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Iranin, Brian Hook ka theksuar se bashkë me marrëveshjen bërthamore kërkojnë të firmosin edhe një marrëveshje që do të përfshijë edhe programin balistik të Iranit.

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Iranin, Brian Hook ka deklaruar se “Marrëveshja e re që shpresojmë të arrijmë më Iranin nuk do të jetë thjesht një komunikim personal mes palëve, ne duam një marrëveshje konkrete. Kjo është shumë e rëndësishme. Traktati bërthamor nuk ishte një marrëveshje.

Nuk është bërë votimi në Senatin e SHBA-së, ky votim është bërë vetëm në Këshillin e Sigurisë së OKB-së – që e cila nuk është e mjaftueshme për sistemin tonë administrativ nëse mendojmë për një marrëveshje që do të ketë efekte afatgjata. Për këtë arsye, bëjmë thirrje për marrëveshje, traktati bërthamor duhet të marrë formën e një marrveshjeje të vërtetë.”

Diplomati amerikan, duke theksuar se SHBA-ja vazhdon punimet me dya aleatët e saj kryesorë në këtë cështje, Rusinë dhe Kinën ka kometuar duke thënë se “Marrëveshja e re aq sa do të përfshijë programin bërthamor duhet të përfshijë edhe programin balistik.”

 



Burimi : Sputnik News