Parada e Muslimanëve u mbajt në Nju Jork

Publikuar në Tet. 5, 2018, 8:44 a.m.

Qindra vetë marshuan në mesditë në Manhatan të dielën për paradën e 33-të vjetore të Ditës Muslimane.

Tema procesion ishte "Mëshirë për të gjithë", për të cilën Muhammed Malik, një administrues i besuar në Kuvendin e Muslimanëve në Staten Island, tha se muslimanët angazhohen për përhapjen e paqes dhe të dashurisë  mes njerëzve të të gjitha feve.

"Të gjithë i takojmë All-llahut, kështu që ne do të përhapim dashuri," tha Maliku, 58 vjeçar, ndërsa marshonte.

Parada filloi me namazin  drekës, afër rrugës 38 dhe Madison Avenue. Ata që marshonin  mbanin flamuj nga më shumë se një duzinë vendesh - duke përfshirë SHBA, Nigerinë, Republikën Domenikane dhe Indinë - duke theksuar se të gjitha komunitetet praktikojnë Islamin rreth globit.

Merjema Mulić, familja e të cililës është nga New Jersey ka marshuar që kur ishte fëmijë, tha se tradita ndihmon për të përcjellë krenarinë kulturore dhe për të larguar stereotipet rreth Islamit.

"Një mysliman është si çdo person tjetër që ecën në Nju Jork," tha Merjema Mulic. "Është një gjë kulturore dhe një pjesë e identitetit të familjes sime dhe se duam të tregojmë se kemi krenarinë e të qenit musliman".

Parada filloi në vitin 1985, me qëllim të bashkimit dhe forcimit politik të muslimanëve amerikanë, sipas organizatorëve. Parada u anullua në vitin 2001 pas sulmeve të 11 shtatorit, sipas organizatorëve. Ata thanë se turmat kanë qenë më të vogla që atëherë për shkak të rritjes së islamofobisë dhe klimës politike. Duke u rritur me ndalimin e Presidentit Donald Trump për të udhëtuar nga vende me një popullsi kryesisht myslimane.

"Ne jemi amerikanë", tha Hussi Syed, kryetar i paradës së këtij viti. "Ne kemi një zë, dhe ne do ta përdorim atë."



Burimi : amny.co