Vendimi mbi padinë që Irani ka ngritur ndaj SHBA-së do të njoftohet të mërkurën

Publikuar në Tet. 3, 2018, 8:07 p.m.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë do të njoftojë të mërkurën e ardhshme vendimin mbi padinë që i ka ngritur Iranit SHBA-së për të ndaluar sanksionet e saj një palëshe.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, France Presse, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë do të njoftojë të mërkurën e ardhshme vendimin mbi padinë që i ka ngritur Iranit SHBA-së për të ndaluar sanksionet e saj një palëshe.

Ndërsa Irani ngriti një padi kundër SHBA-së në bazë të Marrëveshjes së Miqësisë të vitit 1955, Uashingtoni pretendoi se sanksionet kundër Iranit janë në drejtim të interesave të tyre kombëtarë dhe njoftoi se për këtë arsye GJND nuk është e autorizuar për të trajtuar ankesën.

Vendimi për të vendosur nëse gjykata është e autorizuar për të trajtuar ankesën, do të shpallet në orën 10:00 vendase.

Përveç kësaj, u raportua se palët duhet të respektojnë vendimin e gjykatës, ndërsa nuk janë të detyruara të zbatojnë këtë vendim.

Përkundër paqartësisë së veprimeve të ardhshme, pritet që Gjykata e Drejtësisë e Hagës, nëse është e autorizuar për këtë rast, të lëshojë për herë të parë një urdhër kufizues për palët.

Në muajin maj, presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq në mënyrë të një anshme nga marrëveshja bërthamore dhe njoftoi se do të zbatoj përsëri sanksione ndaj Iranit.



Burimi : Mehr News Agency