Jemeni: Dubai nuk është më i sigurt

Publikuar në Tet. 3, 2018, 5:48 a.m.

Duke folur për investitorët vendas dhe të huaj në Emiratet e Bashkuara Arabe, zëdhëndësi i ushtrisë jemenase, Sheref Lokman njoftoi se ‘përderisa regjimi saudit dhe ai i Emirateve të Bashkuara Arabe sulmojnë Jemenin, Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të jenë më të sigurta dhe të qeta’.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, në deklaratën e bërë menjëherë pas sulmit të mjetit ajror pa pilot ndaj të Jemenit në aeroportin e Dubait, Sheref Lokman tha se dy operacionet e ndara në Dubai dhe Jizan, e kanë treguar forcën e Jemenit për mbrojtje, duke shtuar se: “Nëse nuk ndalen sulmet e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, do të zhvillohen sulme edhe më efektive.”

Sheref Lokman vuri në dukje se sulmet e Jemenit ndaj anijeve ushtarake tëArabisë në rajonin Jizan, ishin shpagim  i sulmeve të regjimit saudit ndaj peshkatarëve jemenas.

Siç dihet, në sulmet e zhvilluara në Jemen nën udhëheqjen e regjimit saudit dhe me mbështetjen e forcave pushtuese, SHBA-së dhe vendeve perëndimore, deri më tani janë vrarë të paktën 14 mijë civil dhe janë plagosur dhjetëra mijëra të tjerë.



Burimi : Rast Haber