Sanksionet kundër Iranit do të minojnë dominimin e dollarit

nga Nick Cunningham | Publikuar në Tet. 1, 2018, 11:57 p.m.

Sanksionet e dhimbshme të cilët janë imponuar Iranit kanë treguar fuqinë e ministrisë së financave amerikane, ashtu që pjesa më e madhe e botës i është nënshtruar kësaj dhe ka zvogëluar importin e naftës nga Irani, përkundër kundërshtimit të gjerë të kësaj politike. Sidoqoftë ne jemi në vetëm në kapitujt e parë të asaj se çfarë do të vjen në fund, që do të ishte tregimi i gjatë i cili përfundon me erozionin e fuqisë së dollarit amerikan.

Roli i dollarit amerikan në sistemin ndërkombëtar financiar është arsye pse SHBA-të po  parandalojnë pjesën e madhe të botës që të mos blejnë naftën nga Irani. Nafta blihet me dollar, ndërsa pjesa e madhe e tregtisë ndërkombëtare bazohet pikërisht në dollar. Është fakt se 88% të gjithë transaksioneve financiare kryhen me dollar në një apo mënyrë tjetër. Përveç kësaj, kompanitë e mëdha multinacionale gjithmonë domosdo kanë ndonjë lidhje komerciale me SHBA-të, dhe kur përballeni me zgjedhjen, a të punoni me Iranin apo të humbni qasjen sistemin financiar amerikan, zgjedhja e preferuar është e lehtë.

Kjo do të thotë se edhe nëse qeveritë evropiane, për shembull, mbështesin importin e naftës nga Irani, dominimi i sistemit financiar amerikan  lë shumë pak hapësirë manovruese. Politikanët evropian janë përpjekur që të mbajnë marrëdhëniet me Iranin dhe janë munduar që Irani të përmbahet kushteve të  marrëveshjes nga viti 2015, të cilën Irani për momentit po e zbaton, por kjo nuk do të thotë se rafineritë evropiane, kompanitë private, do të rrezikojnë që të jenë të goditura me sanksionet amerikane ashtu që do të vazhdojnë me importin e naftës nga Irani. Në të vërtetë, ata kanë filluar në mënyrë drastike të zvogëlojnë blerjen e naftës nga Irani qysh para disa muajsh.

Por kjo nuk është fundi i tregimit. Në disa mënyra, administrata e Trumpit po kontribuon kërcënimit të rritje të dollarit, edhe pse është vështirë të shihet tani. Në fund të fundit, dollari është përforcuar këtë viti, GDP-ja amerikane është rrit më shpejtë nga ekonomit tjera të zhvilluara, ndërsa bota duhet të nënshtrohet sanksioneve të cilat SHBA-të i kanë imponuar listës së vendeve duke përfshirë Rusinë, Iranin dhe Venezuelën.

Megjithatë, politika e jashtme” Amerika në vendin e parë”, luftërat tregtare dhe me sa duket në mënyrë arbitrare imponimi i tarifave doganore, tensionet transatlantike dhe rivalitetet e tjera gjeopolitike janë të gjithë faktor të cilët mund të shtyjnë dollarin nga pozita e parë. Por, spektri i gjerë i sanksioneve është pikërisht ajo që ceket si faktori më i rëndësishëm i cili mund të kërcënojë dominimin e dollarit amerikan, thonë disa ekspertë. Kjo është veçanërisht në rastin e Iranit. “Në rastin e Iranit SHBA-të rrënojnë vet qëllimin e sanksioneve si mjet i politikës”, ka thënë analisti Kelsey Davenport Washington Postit në gusht.

“Shtetet e Bashkuara  kanë vënë shumë shtete në mes çekanit dhe patkoit”.

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë para disa ditësh në fjalimin e tij se euroja duhet të shfrytëzohet si valutë rezerve që të thyhet varshmëria evropiane nga dollari amerikan. Juncker ka theksuar se BE-ja ka paguar 80% të importit të energjisë së vet në dollar, edhe pse vetëm 2% të importit të energjisë vjen nga SHBA-të. “Fare nuk ka kurrfarë logjike në pagimin e importit të energjisë në dollar, e jo në euro”, ka thënë ai Politicës. Për shembull shumica e importit denominues dollarësh në të vërtetë vjen nga Rusia dhe nga Lindja e Afërt. Për karakterin amerikan të sistemit financiar ndërkombëtar flet edhe fakti se rafineritë evropiane të cilët dëshirojnë naftën nga Irani, Iraku apo Rusia duhet ta blejnë atë naftë me dollar amerikan dhe të nënshtrohen rregullave nga Washingtoni, edhe pse SHBA-të nuk kanë kurrfarë roli në atë punë.

Me sa duket, gjersa interesat evropiane dhe amerikane janë harmonizuar, ai aranzhman ka funksionuar mirë. Por interesat e tyre ndryshonin në një varg çështjesh, duke përfshirë NATO-në, marrëveshjen klimatike të Parisit, ndërsa më i rëndësishmi është ai lidhur me marrëveshjen nukleare me Iranin. Kërkesat e administratës së Trumpit që Evropa të zvogëlojë importin e naftës nga Irani në zero është pika e fundit e cila ka “mbushur kupën”. Disa në Bruksel tani bëjnë thirrje për braktisjen a aleancës transatlantike.

Pamundësia e Evropës që të anulojë ndikimin e sanksioneve amerikane ndaj Iranit ka treguar dominimin e dollarit dhe ka inkurajuar zyrtarët evropian që të kërkojnë zgjidhje. Disa kanë propozuar sistemin ndërkombëtar konkurrent të pagesës, të tjerët  kanë propozuar blerjen e naftës iraniane në euro. Në gusht BE-ja ka paralajmëruar pakon e ndihmës prej 18 milion euro për Iranin.

Bashkimi Evropian i udhëhequr nga Franca, Gjermani dhe Britania e Madhe po punojnë në krijimin e institucioneve financiare me “qëllime të veçanta” të cilat do të ndihmojnë Iranin të anashkalojë sanksionet amerikane dhe të vazhdojë shitjen e naftës së saj. Kompanitë do të krijohen që të kryejnë pagesat e transaksioneve me Iranin, duke anashkaluar kanalet tipike të financimit. SHBA-të që kanë ndikim të madh në qasje sistemit ekzistues të transaksioneve të parasë.

Ekzistojnë shumë arsye pse kjo iniciativë nuk mund të ketë sukses apo ka ndikim të kufizuar. Kompanitë private, për shembull, do të duhej të pajtoheshin që të veprojnë sipas këtyre rregullave, ndërsa për momentin nuk ka shenja të mjaftueshme se rafineritë evropiane janë të gatshme të marrin mbi vete këtë rrezik. Ndërsa përpjekja e ngritjes së euros ndaj statusit të dollarit do të jetë mjaft e vështirë dhe projekt afatgjatë. Por përpjekja gjithnjë e më shumë në ngritjen e statusit të euros ose shitja e naftës në euro, në kombinim me iniciativat tjera për dobësimin e ndikimit të Washingtonit, me kohë do të mund të minojë dollarin.

Më herët këtë vit Kina nga arsyet vetanake ka ndërmarr në bursën e shanganiane tregtinë e naftës në juana. Ky veprim ka pas për qëllim të inkurajojë valutën kineze, të zvogëlojë rrezikun revizor dhe në kuptim të gjerë të fitojë përfitime  gjeopolitike dhe ekonomike në llogari të dollarit.  Dollari mbetet i gjithëpranishëm, por përdorimi agresiv i sanksioneve nga ana e Trumpit, posaçërisht kundër Iranit, do të mund të minojë dollarin në kohë afatgjate, në rast se më shumë shtete do të fillonin të kërkonin zgjidhje të ngjashme.



Burimi : Global Research