3 mijë njerëz në Arabinë Saudite arrestohen për idetë e tyre

Publikuar në Tet. 1, 2018, 11:49 p.m.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, në Arabinë Saudite, numri i njerëzve të arrestuar për shkak të ideve të tyre  ka arritur në 3 mijë.

Sipas një lajmi të web faqes Al Khaleej, burime saudite të të drejtave të njeriut të cilat dëshiruan të mbetet anonim, raportuan se që nga shtatori i vitit të kaluar, për shkak të ideve të tyre janë arrestuar rreth 3 mijë qytetarë të Arabisë Sudite, ndërsa numri i grave të arrestuara sëbashku me fëmijët e tyre, nuk dihet ende.

Burimet saudite të të drejtave të njeriut thanë se  informacionet që morën për kushtet e të burgosurve në burgje ishte dhjetë herë më shumë se të burgosurit zyrtarë dhe theksoi se të arrestuarit ishin të privuar nga të gjitha të drejtat e njeriut.

Në anën tjetër, në llogarinë në Twitter me emrin “Të arrestuarit për shkak të ideve”, llogari e cila poston në lidhje me të arrestuarit në Arabinë Saudite, u raportua se të arrestuarit për shkak të ideve të tyre, janë torturuar në burg dhe se kanë probleme shëndetësore.

Në këtë llogari u vu në dukje se brenda 1 viti janë arrestuar 60 dijetarë islam, 50 profesor, 10 avokat, 20 aktivistë të të drejtave të njeriut, 25 gazetarë, 60 akademikë dhe 40 shkrimtarë.

Në këtë llogari po ashtu u njoftua se para disa jave, për shkak të torturës në burg, ka humbur jetën dijetari islamik i quajtur Sylejman Ed Duvejsh.

Gjithashtu u raportua se Ed Duvejsh i cili në të njejtën kohë ka qenë edhe avokat, ishte mbajtur në një burg të fshehtë që njihej vetëm nga mbretëria, e jo edhe nga ministria e brendshme dhe inctitucionet e tjera zyrtare.

Princi i Kurorës Muhamed bin Selman po konsiderohet si përgjegjës për arrestimet dhe paligjshmërinë e kohëve të fundit në Arabinë Saudite.



Burimi : Tasnim News Agency