Fotografia e vërtet e Amerikës

nga Dr. Xhevad Mensuri | Publikuar në Shta. 30, 2018, 5:35 p.m.

Ato që tha Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara janë gjëra të cilat i mendojnë edhe institucionet amerikane, Kongresi dhe gjyqësori amerikan.

Në shkrimin e tij në gazetën Himayet, akademiku iranian, Xhevad Mensuri tha se presidenti aktual i Amerikës është fytyra e vërtet e regjiimit amerikan.

Fjalimi i fundit i presidentit amerikan, Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk ishte ndryshe nga deklaratat e tij të mëparshme; mirëpo fjalimi i tij para përfaqësuesve të vendeve të botës, edhe një herë vuri në dukje mendimin e vërtet të presidentëve amerikan.

Edhe pse secili prej presidentëve në Shtëpinë e Bardhë ka ndjekur një politik të veten, në praktik, secili prej tyre e ka ndjekur qasjen e presidentit të tanishëm amerikan, apo të paktën i kanë kaluar në mendje vendimet e tij.

Zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem është një nga politikat e tilla strategjike; që nga periudha e presidencës së Bill Clintonit e deri më tani, anjëri nga Shtëpia e Bardhë nuk ka pasur guxim t’a ndërmerr një veprim të tillë, edhe nëse ka dashur t’a bëjë atë.

Në këtë rast, duhet t’a bëjmë këtë pyetje: Çfarë lloj politike ndjek Trump me këtë retorikë agresive si përfaqësuesi i Amerikës?

Pse ky president amerikan këmbëngul në fyerjen e mikut dhe armikut, injoron të drejtën ndërkombëtare, përbuzë, nënçmon vendet e tjera dhe duke përdorur presion ekonomik, i detyron vendet e botës t’i binden atij?

Si përgjije ndaj kësaj pyetje duhet të thuhet kjo: Rrethanat e veqanta që kanë dalur viteve të fundit në Amerikë, siq janë ngritjet dhe uljet në ekonomi, humbjet e një pas njëshme në Azinë Perëndimore, lufta tregtare me aleatët evropianë dhe rivalët aziatikë, skandalet e brendshme dhe problemet e rënda të sigurisë të krijuara nga Trump, i ka çuar vendimmarrësit e këtij vendi në ndjekjen e strategjisë së ‘diversionit në fushën ndërkombëtare’.

Hegjemonia e Amerikës në fushën ekonomike, politike dhe të sigurisë, ka zbritur në të gjithë botën dhe kjo nuk është diçka e zakonshme për Uashingtonin.

Sepse pas Luftës dë Dytë Botërore, Shtëpia e Bardhë e kujtonte veten me shprehje të mëdha të tilla si “super fuqi”, “patroni i fshatit të botës”, “policia botërore” etj. Dhe problemet e tilla të rënda dhe unike janë një krizë serioze për liderët e këtyre vendeve.

Prandaj, duke ndjekur këto probleme të mëdha, ekipet kërkimore të Uashingtonit dhe qendrat hulumtuese arritën në këtë përfundim: Amerika duhet të zbatoj një metodë ndryshe në mënyrë që të shmanget nga përgjigjet ndaj opinionit publik.

Sjelljet e presidentit të tanishëm të mjerë amerikan po vlerësohen mu në këtë drejtim.

Trump po sulmon shtypin dhe njerëzit e shquar për të larguar vëmendjen e publikut të brendshëm nga dosjet e tij të rënda morale dhe të sigurisë; me sjellje të ngjashme edhe në çështjet e politikës së jashtme, ai po sulmon edhe institucionet ndërkombëtare dhe vendet që nuk janë në të njejtin drejtim.

Disa vende, litarët e të cilave janë të lidhura për derën e dhomës së punës së Trumpit dhe jeta politike e të cilave varet nga kënaqësia dhe buzëqeshja e Trumpit, natyrshëm, nuk mund të mos u binden urdhërave të tij.

Edhe pse janë të shqetësuara tej mase nga qendrimet dhe sjelljet e Trumpit, shtetet nuk janë aq të fuqishme sa të ndajnë rrugët e tyre nga Amerika, dhe prandaj, ato natyrshëm duhet t’ju duartrokasin politikave të Amerikës.

Trump sulmoi OPEC-in në fjalimin e tij. Siq e dinë të gjithë, Amerika hyri në telashe me krizën e karburantit dhe prandaj, filloi të zbatoj politikën e kësaj organizate, duke ushtruar presion mbi të.

OPEC është një organizatë e tillë që disa nga anëtarët kryesorë të kësaj organizate, siq është Arabia Saudite, luajnë një rol kyç në përcaktimin e çmimeve të naftës në një mënyrë që Uashingtoni parasheh.

Po ashtu, Amerika, madje edhe 60 vjet pas themelimit të kësaj organizate, e akuzoi atë për ‘plaqkitje të botës’ dhe e kërcënoi në një mënyrë indirekte.

Përveç kësaj, Organizata Botërore e Tregtisë është një organizatë e cila merr pjesë në mesin e themeluesve të Amerikës dhe pavarësisht nga kjo, ajo sulmohet nga Amerika vetëm për shkak se ajo i reziston dhe nuk i pranon politikat tarifore të Trumpit.

Në anën tjetër, Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut konsiderohet nga Trumpi si “burim turpi”, për shkak se ky komitet ka publikuar raporte në lidhje me gjendjen tragjike të të drejtave të njeriut në Amerikë.

Edhe kur u tërhoq nga ky komitet në mes të këtij viti, Amerika zbatoi të njejtën politik dhe Sekretari Amerikan i Shtetit dhe Përfaqësuesi i Pëhershëm i Kombeve të Bashkuara akuzuan Iranin, Kinën, Venezuelën dhe Kubën për shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

Kështu, ajo e mbajti edhe veten, edhe regjimin sionist larg nga akuzat.

Në të njejtën mënyrë, Uashingtoni u tërhoq nga UNESCO dhe Marrëveshja e Parisit për Klimen. Prishi një pjesë të burimeve financiare të Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu, kërcënoi Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë se do të i’a ndërpres mbështetjen financiare vetëm për shkak se ajo kishte diskutuar në lidhje me sanksionet brutale të zbatuara ndaj Iranit. Ndihmat e tyre nënqmuese i kushtëzoi me përkuljen para institucioneve ndërkombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë.

Ato që tha Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara janë gjëra të cilat i mendojnë edhe institucionet amerikane, Kongresi dhe gjyqësori amerikan.

Dallimi i tyre është se ata nuk kanë guxim për të zbatuar këto politika apo se ata i realizojnë këto qëllime përmes shkathtësive të ndryshme të quajtura “fuqi e butë’.

Me fjalë të tjera, ligji i amerikanëve është ligj i xhunglës. Ata nuk mund t’i rezistojnë faktit që të shohin para vetës ndonjë vend apo politik të pavarur.

Kur e kërkojnë rrethanat, ata përfitojnë nga premtimet për të realizuar dëshirat e tyre; kur rrethanat nuk janë gatshme, ata përdorin kërcënime, frikë, sanksione dhe sulme ushtarake.

Kur nuk hyjnë në punë asnjëra nga këto, ata fillojnë të ngacmojnë shtetet dhe institucionet ndërkombëtare, duke u’a hedhur atyre mangësit dhe fajet e veta.

 Prandaj, nuk ka dallim në mes të këtij presidenti të vrazhdë dhe fyes amerikan dhe presidentit të ri, i cili nga pamja e jashtme duket i qeshur dhe i sjellshëm. Sepse burimi i tyre është i njejtë.

Ata bëjnë gjithqka që munden për të zbatuar njëqind për qind politikat e tyre imperialiste dhe arrogante sipas rrethanave të kohës.



Burimi : Yakın Doğu Haber