400 mijë fëmijë të uritur në Jemen!

Publikuar në Shta. 30, 2018, 12:49 a.m.

Në një raport të publikuar ditën e enjte, Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet, i njohur me shkurtesën UNICEF, njoftoi se 400 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeqare në Jemen po vuajnë nga keq ushqyerja e madhe.

UNICEF kishte njoftuar edhe më herët se të paktën 5 mijë fëmijë janë vrarë apo kanë mbetur të dëmtuar që nga sulmi i Arabisë ndaj Jemenit e deri më tani.

Rreth 11 milionë fëmijë në Jemen kanë nevojë për ndihmë humanitare për shkak të luftës nga Arabia Saudite.

Ndërkohë, komitetet popullore jemenase dhe njësia raketore ushtarake kanë sulmuar mbrëmë me një raketë balistike lokale pozicionet e ushtarëve të paguar të Arabisë Saudite në rajonin al Vazeiye të qytetit Taiz.

Sipas një deklarate të bërë nga forcat jemenase, u raportua se pozicionet e armikut në rajonin al Vazeiye të qytetit Taiz, u vunë në shënjestër nga një raketë "Zelzal-1".

Ndërsa detajet e dëmeve të shkaktuara nga sulmi nuk janë bërë të ditura ende.

Njësit raketore ushtarake të Jemenit dhe forcat e komitetit popullor sulmuan përsëri dje në mëngjes me një raketë Zelzal-1 pozicionet e ushtarëve saudit në rajonin Xhebel el-Dud në jug të Arabisë.



Burimi : Rast Haber