Lavrov: Me SHBA-në po diskutojmë tërheqjen nga Tanf

Publikuar në Shta. 30, 2018, 12:44 a.m.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se me SHBA-në ata kanë diskutuar çështjen e tërheqjes së forcave të tyre nga rajoni Tanf i Sirisë.

Në një konferencë për shtyp, Lavrov u shpreh: “Në këtë rreth, që amerikanët kishin vizatuar rreth rajonit Tanf, terroristët gjetën shtëpinë e tyre. Këtë e dinë të gjithë. Ne tani po bisedojmë me amerikanët për përfundimin e kësaj pranie të paligjshme.”

Duke folur edhe për gjendjen e civilëve në Tanf, Lavrov vuri në dukje se: “OKB i’u bashkua evakuimit të civilëve nga ky kamp, ku ata mbetën në rrethana krejtësisht çnjerëzore.”



Burimi : Sputnik News