Perëndimi Do Që Të Poshtërojë Rusinë Mbi Çështjen E Idlibit

nga Hadi Muhammedi | Publikuar në Shta. 30, 2018, 12:37 a.m.

Fakti që Rusia nuk reagoi ndaj regjimit sionist, do të thotë se synimet e Rusisë në Siri mbeten të cënueshme ndaj sulmeve dhe se mbështetja e saj e dhënë për qeverinë ligjore në Siri mund të lëkundet.

Analisti politik iranian Hadi Muhammedi dje në një shkrim që ka shkruar për gazetën Xhevan bëri të ditur se fakti se në rast se Rusia nuk ka reagon ndaj regjimit sionist, do të thotë se synimet e Rusisë në Siri do të mbeten të pambrojtura dhe se mbështetja e dhënë ndaj qeverisë ligjore siriane do të lëkundej.

***

Pastrimi i qarkut të Idlibit dhe i terroristëve të El-Kaides, përpara se të jetë një pikë e fundit në krizën siriane, është një etapë strategjike në këndvështrimin e rusëve.

Sepse në këndvështrimin ushtarak Idlibi nuk është më i ndërlikuar se sa Halebi Lindor, ose zonat e jugut të Sirisë. Trumpetimet e ngritura mbi çështjen e të drejtave të njeriut janë një mjet në drejtim ose për të penguar ose për ta vonuar operacionin e Idlibit.

Ndërsa në këndvështrimin e perëndimorëve dhe sionistëve marrja fund e çështjes së Idlibit dhe e terroristëve të fshehur aty, nuk është vetëm një humbje ushtarake; kjo nënkupton rrënjosjen e mëtejshme dhe bërjen më të sigurtë të pranisë dhe ndikimit rus në Siri dhe në Lindjen e Detit Mesdhe. Ndërsa ky faktor krijon një baraspeshë të re fuqie për Rusinë.

Kështu që një delegacion amerikan zhvilloi bisedime me rusët mbi çështjet e Idlibit dhe Tenefit dhe arritën në disa përfundime; ata planifikuan dhe vunë në zbatim dy çështje të cilat do t’i shkaktojnë probleme marrëveshjes në Soçi e arritur mes Putinit dhe Erdoganit.

Marrëveshja amerikano-ruse e cila parashikon shpërnguljen e terroristëve të Tenefit në Idlib, si dhe largimin e amerikanëve nga këtu, mbase duket si një hap i hedhur që amerikanët do të paguajnë me qëllimin e zvogëlimit të çmimeve të mundshme.

Megjithatë amerikanët, duke i bashkërenduar veprimet e tyre me regjimin sionist dhe Francën me synimin sabotimit të marrëveshjes së Soçit, e poshtëruan Rusinë në vendin më të fuqishëm të pranisë së saj në Siri.

Ndërsa pika e dytë e shkaktimit tëproblemit është se mbarë grupet terroriste si ato të vakëta ashtu dhe ato të skajshme, filluan t’u binin tambureve të luftës në Idlib, si një reagim ndaj marrëveshjes së Soçit.

Ata shpallën në formë të hapur se ishin kundër ngritjes së së një zone të çarmatosur me një rreze me 20 kilometra dhe gjetjes së zgjidhjes me anë të bisedimit brenda dy muajve.

Turqia, në njërën anë nuk ka ndërmend që të ketë lidhje të thella me këto grupe dhe të përplaset me to; ndërsa në anën tjetër duke vendosur njësitet e këmbësorisë dhe mjetet e blinduara po ndërmerr hapa ushtarake për të pastruar grupet terroriste në Idlib.

Kuptimi i këtyre kushteve ushtarake dhe i mjedisit të sigurisë ka për qëllim si shkaktimin e problemeve në operacionin në Idlib si dhe poshtërimin dhe shkaktimin e problemeve ndaj fuqisë së Rusisë nga ana e Amerikës dhe partnerëve të saj domethënë regjimit sionist dhe Francës.

Rusët më parë treguan një reagim të fuqishëm dhe të urtë mbi çështjen e një avioni ushtarak të rrëzuar nga ana e Turqisë; por le të shohim se si rusët dhe vetë Putini do të reagojnë ndaj veprimit ushtarak në Ladhkijje (Latakia) dhe ndaj rrëzimit të avionit zbulues rus, në të cilin luajti rol Franca dhe regjimi sionist.

Fakti që Rusia nuk reagoi ndaj regjimit sionist, do të thotë se synimet e Rusisë në Siri mbeten të cënueshme ndaj sulmeve dhe se mbështetja e saj e dhënë për qeverinë ligjore në Siri mund të lëkundet dhe kjo do t’i vërë rusët që në hapin e parë jashtë atdheut të tyre ballë përballë me një krizë krenarie dhe nderi.

Turqia, nuk është aq e fuqishme sa t’i mbajë fjalët e dhëna në Astana dhe në Soçi dhe për më tepër ajo duke e ndërlikuar dhe më tej gjendjen në Idlib është duke kërkuar që të shkëpusë privilegje nga të dyja anët e krizës.

Gjendja në Idlib tregoi se jo të tëra grupet e amatosura dhe terroriste nuk janë të lidhur ndaj marrëveshjes së Soçit.

Si rrjedhojë marrëveshja e Soçit është një provim për Erdoğaninqë t’u jipet një mundësi Turqisë; ndërsa nga njëra anë është dhe një provim krenarie për rusët që t’u japin një përgjigje regjimit sionist me Francën dhe në anën tjetër që të zgjidhin rrënjësisht çështjen e Idlibit.

Shumë shpejt Boshti i Qëndresës do të vërë në zbatim masat parandaluese të cilat do të nënshtrojnë avionët e regjimist sionist; megjithatë, ai po pret reagimin e rusëve për të mbrojtur nderin e tyre dhe synimet e tyre strategjike në Siri ndaj këtij poshtërimi të sionistëve.



Burimi : Yakın Doğu Haber