Lavrov: Ka filluar dërgesa e S-300 në Siri

Publikuar në Shta. 30, 2018, 12:24 a.m.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë, S-300 kanë filluar të dërgohen në Siri.

Në konferencën e sotme për shtyp, Lavrov u shpreh se: “Sistemet S-300 kanë filluar të dërgohen në Siri.”

Ditën e hënë, Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu kishte njoftuar se pas rrëzimit të avionit IL-20, Rusia do të marrë një sërë masash, duke përfshirë dërgimin e sistemeve S-300 në Siri, në kuadër të masave për të rritur sigurinë e ushtarëve në Siri.

15 ushtarë rus kishin humbur jetën në avionin e rrëzuar pranë Bazës Ajrore Hmeimim në Latakia. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pati njoftuar se avionët ushtarak izraelit që sulmuan objektivat në Siri, e kanë përdorur avionin rus si një ‘mburojë’ dhe se elementet e mbrojtjes ajrore S-200 të Sirisë kanë shkaktuar rrëzimin e avionit rus.

Shoigu njoftoi se ushtria izraelite e kishte njoftuar Rusinë vetëm 1 minutë para sulmit dhe se nuk i ka dhënë informacion të saktë në lidhje me  vendndodhjen e avionëve.

Më herët, për të parandaluar rritjen e tensionit në rajon, Rusia shmangej nga dërgimi i sistemeve S-300 në Siri.



Burimi : Sputnik News