Namazlitë e Teheranit tubohen për të dënuar sulmin në Ahvaz

Publikuar në Shta. 29, 2018, 9:24 a.m.

Namazlitë  iranianë pas Namazit të Xhumasë  kanë  marrë pjesë në një tubim në Teheran dhe dënuan  sulmin e fundit terrorist në qytetin jugperëndimor të Ahvaz të Iranit.

Turma të mëdha të popullit në kryeqytetin e Iranit protestuan në rrugët përreth Universitetit të Teheranit për të dënuar sulmin terrorist në Ahvaz që vrau 24 dhe plagosi së paku 60 njerëz.

Sulmi kishte në shënjestër një paradë ushtarake dhe kalimtarë, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.

Demonstruesit thërrisnin gjithashtu parulla kundër SHBA-ve , regjimit sionist të Izraelit, dhe Arabisë Saudite.

Para Namazit të Xhumasë, imami i përkohshëm, Muhammed-Ali Muvahedi-Kermani  në Hytben e tij ka dënuar sulmin terrorist, duke thënë se akte të tilla terroriste pa dallim janë armët e njerëzve të dobët që nuk kanë fuqinë e arsyetimit dhe sjelljen e mirë për të bërë përshtypje të tjerëve, dhe për këtë arsye ata përdorin dhunë, terrori dhe vrasje.

Një grup, i  vetquajtur  al-Ahwazieh, mori përgjegjësinë për sulmin e së shtunën,  më 22 shtator 2018.



Burimi : IRNA