Aoun: SHBA-ja dëshiron të zhduk identitetin palestinez

Publikuar në Shta. 29, 2018, 12:32 a.m.

Presidenti libanez Michel Aoun e kritikoi në një deklaratë qëndrimin e SHBA-së ndaj çështjes së Palestinës dhe tha se Uashingtoni dëshiron të zhduk identitetin palestinez.

Duke folur në sesionin e 73-të të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidenti libanez Michel Aoun i’u referua vendimit të SHBA-së për ndërprerjen e ndihmës ndaj UNRWA-së dhe u shpreh se qëllimi i Uashingtonit nga kjo iniciativë është të zhduk identitetin palestinez dhe të ndaloj kthimin e refugjatëve palestinez në territoret e tyre.

Në vazhdim të fjalimit të tij, Aoun e cilësoi ligjin e shteti hebre si një ligj për shtypjen e paqes dhe si pengesën kryesore në drejtim të zgjidhjes së çështjes së Palestinës.

Aoun shtoi se e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka penguar të drejtën e kombeve për të marr të drejtat e tyre ligjore.



Burimi : Rast Haber