Presidenti palestinez Abbas: Jeruzalemi nuk është në shitje

Publikuar në Shta. 29, 2018, 12:26 a.m.

Në fjalimin e tij të bërë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas u shpreh se Jeruzalemi nuk është në shitje dhe se nuk mund të bëhet tregti me të drejtat e popullit palestinez.

Në këtë fjalim, presidenti i shtetit Abbas ka bërë deklarata të ashpra ndaj Izraelit dhe Amerikës.

Abbas dënoi “Ligjin e Shtetit Komb Hebre” i cili u miratua në muajin korrik nga Kuvendi i Izraelit me një diferencë shumë të vogël votash dhe tha se ky ligj ka legalizuar diskriminimin ndaj palestinezëve, të cilët përbëjnë 20 përqind të popullsisë së Izraelit. Abbas u shpreh se Ligji i Shtetit Komb Hebre është një ligj racist dhe e heq mundësin e zgjidhjes për të dy shtetet dhe shtoi se: “Ky ligj i cili është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ka tejkaluar të gjitha linjat e kuqe dhe do të çojë në krijimin e një shteti racist.”

‘ME VENDIMET E MARRA SHBA-JA PO HEQ MUNDËSIN E ZGJIDHJES PËR DY SHTETET’

Abbas ndau një pjesë të madhe të fjalimit të tij për kritika ndaj qeverisë së SHBA-së, duke u shprehur se SHBA-ja po pret me durim për nisjen e paqes por se ajo ka nënshkruar vendime dhe veprime të cilat kundërshtojnë  plotësisht rolin dhe angazhimin e Uashingtonit në këtë proces.

Abbas i kërkoi qeverisë së SHBA-së anulimin e vendimit i cili njeh Jeruzalemin si ‘kryeqytetin e Izraelit’, duke u shprehur se: “Vendimet e tilla po heqin mundësin se zgjidhjes për dy shtete.”

Abbas gjithashtu u  shpreh se qeveria e Uashingtonit e mbështet shumë Izraelin, duke shtuar se nuk do të pranojnë që Amerika të jetë ndërmjetësuesi i vetëm në çështjen Palestinë – Izrael.

‘NUK MUND TË KETË PAQE PA NJË PALESTINË TË PAVARUR ME KRYEQYTET JERUZALEMIN’

Duke u shprehur se: “Jeruzalemi nuk është në shitje. Nuk mund të bëhet tregti me të drejtat e popullit palestinez”, Abbas vuri në dukje se paqja në rajon arrihet përmes themelimit të një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Jeruzalemin, në të kundërten  nuk është e mundur të vijë paqja në rajon.

Abbas gjithashtu u shpreh se populli palestinez ka pësuar shumë humbje dhe se ata do të vazhdojnë të besojnë në paqe si dhe shtoi se: “Ne nuk jemi kundër negociatave dhe kurrë nuk kemi hedhur poshtë propozimin për negociata. Ne do të vazhdojmë të zgjasim dorën tonë drejt paqes.”



Burimi : Sputnik News