Turqia po shkon me shpejtësi në humnerë

Publikuar në Shta. 28, 2018, 2:14 p.m.

Kryetari i Partisë Saadet, Temel Karamollaogu ka bërë deklarata habitëse në një konferencë për shtyp. Karamollaoglu theksoi se Turqia po përballet me një nga krizat më të mëdha ekonomike në historinë e Republikës, duke shtuar se: “Ndoshta në Kyllije kriza nuk po vrehet, por Turqia po digjet. Ajo po shkon me shpejtësi në humnerë.”

Kryetari i Partisë Saadet, Temel Karamollaoglu bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me vendin në konferencën e rregullt javore për shtyp. Në mbledhjen të cilën partia e tij e organizoi në qendrën e Balgatit, Karamollaoglu filloi fjalimin e tij duke dënuar sulmin terrorist të zhvilluar gjatë ceremonisë së paradës ushtarake në qytetin Ahvaz të Iranit. Karamollaoglu theksoi se terrorizmi është problemi i përbashkët i njerëzimit pa marrë parasysh se ku është përjetuar  dhe pa marrë parasysh se kënd e synon ai, duke vënë në dukje se ndërsa një pjesë e botës është në kaos, rajoni tjetër nuk do të jetë në siguri.

‘NUK NDRYSHON EDHE NËSE I MBANI FJALIMET MË TË BUKURA NË SALLAT E OKB-SË’

Duke deklaruar se Presidenti Erdogan i ka dhënë rëndësi kontakteve të SHBA-së, Karamollaoglu vazhdoi kështu:

“Turqia duhet të jetë në kotakt me çdo vend për një proces i cili ka paqe, e jo luftë, dialog, e jo konflikt. Duhet të zhvillohen takime me liderët e çdo vendi për interesat e Turqisë. Por ne duam t’a themi edhe një fakt;  reputacioni dhe efektshmëria juaj në politikën e jashtme është drejtpërdrejt në proporcion me fuqinë tuaj të brendshme. Nëse nuk keni forcë çbindëse, ju nuk keni as politikë të jashtme efektive. Nëse ekonomia juaj është e dobët, nëse industria juaj është e varur nga vendet e huaja,  nëse ju nuk mund të prodhoni vetë armë, avion dhe tanka, rezultati nuk do të ndryshoj edhe nëse shkoni në SHBA jo 25 herë, por 125 herë dhe i mbani fjalimet më të bukura në sallat e OKB-së. Ashtu si një anije e cila ka humbur rrugën, do të shkoni herë në njëren anë, herë në tjetrën.”

‘PËRGJIGJUNI KËTYRE PYETJEVE NËSE NUK KA KRIZ EKONOMIKE NË TURQI’

Karamollaoglu përkujtoi se të gjithë u patën habitur me deklaratat e Erdoganit kur tha: “Mos mendoni se ka kriz ekonomike. Këto janë manipulime” dhe shtoi se nëse nuk ka kriz, atëherë duhet të ju përgjigjet disa pyetjeve, duke thënë: “Nëse nuk ka kriz ekonomike në Turqi ashtu siq tha presidenti Erdogan;

- Pse nuk po mund të zvogëlohet inflacioni?

- Pse nuk po mund të pengohet humbja e vlerës së lirës turke?

- Pse nuk po mund të ndalen ngritjet?

- Pse shumë tregtar po detyrohen të lënë punën?

- Pse po shpallin falimentim firmat qindra vjeqare?

- Nëse nuk ka kriz në vend, pse po bënë vetëvrasje një prind i papunë i cili nuk mund të blej rroba për fëmijën e tij?

TURQIA PO DIGJET!

Karamollaoglu thekoi se Turqia po përballet me një nga krizat më të mëdha ekonomike në historinë e Republikës, duke u shprehur se: “Ndoshta në Kyllije kriza nuk po vrehet, por Turqia po digjet. Ajo po shkon me shpejtësi në humnerë. Në një situat të tillë është mashtrim të thuhet se “Nuk ka kriz në Turqi. Ato që ndodhën janë psikologjike.” Sikur kriza të ishte vetëm ekonomike. – Në Turqi ka edhe kriz qeverisjeje; Turqia nuk po mund të qeveriset, me sistemin  e ri punët kanë marr një gjendje pa zgjidhje. Besimi në pushtet po zvogëlohet dita ditës. – Në Turqi ka edhe kriz demokratike: Nuk ka biseda, nuk ka debate, nuk ka konsultime. Të gjithë ata që kundërshtojnë ose detyrohen të heshtin ose akuzohen për tradhti. Turqia me shpejtësi po i kthehet qeverisjes nga një parti e vetme dhe një person i vetëm.”



Burimi : Rast Haber