Reagimi i Pompeot ndaj Evropës në lidhje me ‘sistemin e posaqëm të pagesave për eliminimin e sanksioneve ndaj Iranit’

Publikuar në Shta. 28, 2018, 6:31 a.m.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompo ka reaguar ndaj planit të vendeve palë në marrëveshjen bërthamore të Iranit për krijimin e një mekanizmi të ri për të vazhduar tregtinë me qeverinë e Teheranit, duke u shprehur kështu: “Ky është hapi më i dëmshëm drejt paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale.”

Në një panel në Nju Jork, Pompeo  vazhdoi akuzat etij kundër qeverisë së Iranit. Pompeo u shpreh se  Irani përbën kërcënim  për rajonin dhe botën, duke argumentuar se disa vende e mbështesin atë.

‘TË SHQETËSUAR DERI NË PIKË TË FUNDIT’

Ministri Pompeo u shpreh kështu: “SHBA është jashtëzakonisht e shqetësuar dhe e zhgënjyer që palët e marrëveshjes bërthamore të Iranit  kanë njoftuar se kanë krijuar një sistem të veçantë pagesash që do të eliminojë sanksionet që i kemi vënë Iranit. Ky është hapi më i dëmshëm drejt paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale.”

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) ishte takuar me ministrat e jashtëm të vendeve palë në marrëveshjen bërthamore të Iranit, Francën, Gjermaninë, Rusinë, Anglinë dhe Iranin dhe në raportin e lexuar pas takimit kishin deklaruar se pjesëmarrësit kishin rënë dakord  të ndërtojnë një mekanizëm të ri i cili përfshinë edhe kanalet e posaqme të pagesave për të lehtësuar tregtinë e përgjithshme me Iranin, duke përfshirë edhe gazin natyror.

Në këtë raport thuhet se ky mekanizëm do të ofrojë siguri për aktorët ekonomikë që bëjnë tregti legjitime me Iranin dhe u njoftua se palët do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë në këtë kuadër.



Burimi : Sputnik News