Zyrtarët saudit zhvillojnë takime të fshehta me regjimin sionist

Publikuar në Shta. 27, 2018, 10:17 p.m.

Sipas një raporti nga Qendra për Studime të Sigurisë Kombëtare të bazuar në Izrael, edhe pse nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike, zyrtarët e disa vendeve të Gjirit, veçanërisht ata të Arabisë Saudite, takohen shpesh me zyrtarët izraelit.

Sipas një raporti të web faqes Arabi21, sipas Qendrës për Studime të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, marrëdhëniet në mes të Izraelit dhe vendeve të Gjirit kanë dy arsye kryesore.

Në raport u tha se për disa vende të Gjirit, veçanërisht Arabinë Saudite, qëllimi kryesor i zhvillimit të marrëdhënieve me Izraelin është të garantojnë marrëdhëniet me SHBA-në, ndërsa arsyeja  tjetër është të parandalojnë Iranin nga përhapja e ndikimit të tiij në rajon dhe të jenë pengesë  kundër Iranit në një aleancë me Tel Avivin.

Në këtë raport u tha se në bashkëpunimin në mes të Izraelit dhe vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit janë zhvilluar disa bisedime të hapura dhe se delegacioni i Arabisë Saudite ka vizituar Tel Aviv jozyrtarisht dhe se takimet e fshehta dhe të hapura janë një tregues i marrëdhënieve diplomatike të cilat do të forcohen në të ardhmen në mes të regjimit sionist dhe disa vendeve arabe.

Duke u thënë se çështja primare e takimeve në mes të Tel Avivit dhe vendeve të Gjirit është lufta kundër Frontit të Rezistencës, në raport gjithashtu u tha se  investimet anti-iraniane të Arabisë Saudite kanë filluar në kohën kur Udhëheqësi i Irakut, Saddam Husein luftonte me Iranin dhe u theksua se Arabia Saudite ka filluar t’a shoh regjimin sionost si një partner strategjik.

Në raportin e institucionit të lidhur me Universitetin e Tel Avivit i cili është një nga qendrat më të famshme kërkimore në regjimin sionist, u publikua mendimi i ish kryetarit të inteligjencës ushtarake të Izraelit, Amos Yadlin, se marrëdhëniet midis Tel Avivit dhe Rijadit janë strategjike dhe se nuk është e mundur që këto marrëdhënie të mbahen të mbyllura. Gjithashtu një nga emrat e afërt me Ministrinë e Jashtme të Regjimit Sionist, Eddie Cohan njoftoi se marrëdhëniet në mes të Tel Avivit dhe Riyadit kanë arritur kulmin dhe se kryeministri izraelit, Netanjahu është takuar me princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selmanin.

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman bëri deklarata të habitshme në lidhje me Izraelin në një intervistë me revistën amerikane Atlantic marsin e kaluar. Ai pati thënë se: “Ne kemi shumë interesa të përbashkëta me Izraelin. Nëse arrihet paqja, do të ketë shumë interesa midis Izraelit dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.”

Në pyetjen se “A besoni se izraelitët kanë të drejtën të jetojnë nën çatinë e shtetit kombëtarë në vendbanimet e mbetura nga paraardhësit e tyre?, Muhamed bin Selman ishte përgjigjur kështu: “Është e drejta e izraelitëve dhe palestinezëve të kenë vendet e tyre. Por ne duhet të kemi një marrëveshje paqeje për të arritur një stabilizim dhe për të normalizuar marrëdhëniet.”

Këto deklarata u interpretuan si një shenjë e re e afrimit në mes të Rijadit dhe Tel Avivit.



Burimi : Tasnim News Agency