Dijetarët shiitë dhe sunitë dënojnë sulmin terrorist në Ahvaz

Publikuar në Shta. 26, 2018, 7:27 a.m.

Këshilli i Dijetarëve Musliman të Libanit ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka dënuar sulmin terrorist në Ahvaz të Iranit. Këtë sulm dijetarët libanez e kanë vlerësuar si një pjesë të përpjekjeve të Amerikës për të ndaluar ndihmën ndaj të shtypurve të Iranit.

Këshilli i Dijetarëve Musliman të Libanit i cili të shtunën ka lëshuar një deklaratë, ka thënë se sulmi terrorist në qytetin Ahvaz të Iranit, ka zbuluar se Amerika ka vepruar në koordinim me organizatat terroriste në rajon, duke theksuar të drejtën e Republikës Islamike të Iranit për t'iu përgjigjur këtij sulmi terrorist në një mënyrë të saktë dhe dërrmuese.

Në këtë raport, Këshilli i Dijetarëve Musliman të Libanit deklaroi se përgjigja që do të jap Republika Islamike e Iranit nuk përfshinë vetëm kapjen dhe gjykimin e anëtarëve të sulmit terrorist, por edhe marrjen në llogari të mbrojtësve rajonalë dhe globalë të terroristëve që kryen vrasjen.

Këshilli i Dijetarëve Musliman të Libanit  theksoi se reagimi praktik i Republikës Islamike të Iranit ndaj kësaj vrasje është që të vazhdojë mbështetjen për të gjitha forcat arabe dhe islamike të rezistencës në rajon, veçanërisht për boshtin e rezistencës në Palestinë, Liban, Siri, Irak dhe Jemen.

Të shtunën, 25 qytetarë u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën në një sulm terrorist të zhvilluar në paradën ushtarake në Ahvaz të Iranit. Sulmi është marrë përsipër nga  organizata terroriste El Ahvaziye mbështetur nga Londra dhe Riadi.



Burimi : Rast Haber