Do të bëjmë një hakmarrje të paharrueshme

Publikuar në Shta. 26, 2018, 7:24 a.m.

Në deklaratën e Gardës Revolucionare të Iranit të bërë në lidhje me sulmin i cili u zhvillua në ceremoninë e paradës ushtarake në qytetin Ahvaz të Iranit dhe si pasojë e të cilit u vran 15 perdsona, 12 prej tyre nga Garda Revolucionare,  u tha se: “Ne do të marrim një hakmarrje të paharrueshme dhe fatale mbi autorët e krimeve.”

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se së shpejti do të merret një hakmarrje e paharrueshme dhe fatale nga kryesit e sulmit të zhvilluar në ceremoninë e paradës ushtarake në qytetin Ahvaz të Iranit.

Në sulmin e udhëhequr nga separatistët arab në qytetin Ahvaz të Iranit, u plagosën 60 persona dhe u vranë 05 të tjerë, 12 prej të cilëve ishin anëtarë të Gardës Revolucionare. Ky sulm ishte sulmi më vdekjeprues në historinë e kohëve të fundit i bërë ndaj Gardës Revolucionare.

 'DO T’I NDJEKIM NË RAJON DHE MË GJERË'

Garda Revolucionare e Iranit e cila deklaroi se së shpejti do të merret një hakmarrje e paharrueshme dhe fatale nga kryesit e këtij sulmi, shtoi se ata do t’i ndjekin autorët e krimit në rajon dhe më gjerë.



Burimi : Rast Haber