Luftërat e humbura të SHBA-ve në këtë shekull aktual

nga James Petras | Publikuar në Shta. 26, 2018, 12:31 a.m.

Përkundër buxhetit më të madh ushtarak në botë, pesë herë më shumë se nga gjashtë shtetet tjera pas saj, me numrin më të madh të bazave ushtarake, mbi 180, dhe me kompleksin më të shtrenjtë industrial-ushtarak, SHBA-të nuk kanë arritur të fitojnë në asnjë luftë në shekullin aktual. Në këtë shkrim do të cekim ato luftëra dhe do të analizojmë pse, përkundër bazës së fuqishme materiale për luftë, suksesi nuk është arritur.

SHBA-të kanë qenë të përziera në luftërat e shumta dhe puçe ushtarake në fillim të shek. XXI. Kjo përfshin Afganistanin, Irakun, Libinë, Sirinë, Somalinë, Venezuelën dhe Ukrainën. Përveç kësaj, pesë agjencione të sigurisë nga Washingtoni ka financuar pesë grupe terroriste në Pakistan, Kinë, Rusi, Serbi dhe Nikaragua.

SHBA-të kanë okupuar vende, kanë shpallur fitore, por pastaj janë përballur me rezistencë dhe luftërat të zgjatura, që ka kërkuar prezencë të madhe ushtarake të SHBA-vetëm që të mbrohen garnizonet ushtarake. SHBA-të kanë pësuar me mijëra viktima, të vrarë, të gjymtuar dhe të trazuar. Sa më shumë që Pentagoni shpenzon, humbja është më e madhe, dhe tërheqje më e rëndi. Sa më të numër janë regjimet vasale, mos aftësia dhe korrupsioni është më i madh.

Asnjë regjim i cili është i nënshtruar tutelës amerikane nuk ka arritur të realizojë qëllimet të cilët i kanë projektuar këshilltarët ushtarak amerikan. Sa më shumë që shpenzohet në rekrutimin e mercenarëve ushtarak, më e lartë ka qenë edhe shkalla e dezertimit dhe furnizimit të armëve kundërshtarëve amerikan. SHBA-të e kanë sulmuar Afganistanin, kanë pushtuar kryeqytetin Kabul, dhe kanë mundur ushtrinë talibane....e pastaj gjatë dy dekadave të ardhshme nuk po mund të fitojnë kundër luftës guerile.

Fitoret fillestare kanë vënë bazën për humbjet e ardhshme. Bombardimi ka sjell miliona fshatar dhe bujq, tregtar dhe zejtar në policinë lokale. Sulmuesit janë mundur nga ana e nacionalizmit dhe religjionit të lidhura me familjet dhe bashkësitë. Kryengritësit ishin më të fuqishëm nga armët dhe dollarët në shumicën e fshatrave, qyteteve dhe provincave.

Rezultatet e njëjta janë përsëritur në Irak dhe Libi. SHBA-të kanë sulmuar dhe fituar kundër armatat qendrore, kanë okupuar kryeqytetet dhe kanë imponuar vasalët e tyre në pushtet, që ka krijuar hapësirë për luftërat e mëdha afatgjate nga ana e ushtrive kryengritëse lokale. Sa më shpesh është bombardimi perëndimor, aq më e fuqishme është opozita e cila po e  detyron  ushtrinë Proxy në tërheqje. Somalia shpesh është bombarduar. Njësit speciale janë rekrutuat, stërvitur, si dhe kanë armatosur ushtar lokal kukulla, të inkurajuar nga ana e ushtrive afrikane mercenare, por kanë mbetur të rrethuar në kryeqytetin Mogadishu dhe të sulmuar nga kryengritësit dobët të armatosur por me një motivim të lartë dhe të disiplinuar.

Siria është në shënjestër të ushtrisë mercenare të cilën e ka financuar dhe armatosur SHBA-ja. Në fillim kanë përparuar, kanë ndjekur miliona njerëz, kanë shkatërruar qytetet dhe shtëpitë dhe kanë pushtuar territoret. Kjo ka impresionuar zotërinë e tyre SHBA-ja dhe BE-ja. Por kur ushtria siriane u bashkua me popullatën, të ndihmuar nga aleatët rus, iranian dhe libanez(Hezbollahu), Siria i ka shkatërruar kryengritësit dhe mercenarët e huaj. Pas kësaj, kurdët së bashku me terroristët islamik dhe surrogatët tjerë perëndimor janë tërhequr dhe po qëndrojnë në kufirin verior sirian, të vetmin fortesë të mbetur të surrogateve të tyre perëndimor.

Puçi i kryer në Ukrainë në vitin 2014 e kanë financuar dhe orkestruar SHBA-ja dhe BE-ja, por nuk kanë arritur të fitojnë Ukrainën Lindore dhe Krimenë. Korrupsioni në mesin e kleptokratëve qeveritar të SHBA-ve e ka shkatërruar vendin, mbi tre milion njerëz e kanë braktisur vendin dhe kanë  shkuar në Poloni, Rusi dhe vende tjera në kërkim për punë dhe jetë. Lufta vazhdon, vasalët e korruptuar amerikan janë diskredituar dhe do të pësojnë disfatë zgjedhore në rast se nuk i kurdisin rezultatet. Kryengritjen e mercenarëve perëndimor në Venezuelë dhe Nikaragua, e ka financuar Fondacioni kombëtar për demokraci(NDI). Ata e kanë shkatërruar ekonomin, por kanë humbur luftën e tyre të brendshme.

Luftërat nuk i fitojnë vetëm armët. Në të vërtetë, bombardimi i rëndë dhe okupimi i zgjatur mundëson rezistencë afatgjate të popullit, tërheqjen amerikane dhe humbjen e saj. Luftërat e mëdha dhe të vogla amerikan të shek. XXI –të nuk kanë arritur të fusin shtetet e shënuar në perandorinë e tyre, Okupimi imperialist nuk do të thotë njëjtë si që është fitorja ushtarake. Okupimi vetëm ndryshon natyrën e luftës, protagonistët e rezistencës, vëllimin dhe thellësinë e luftës kombëtare.

SHBA-të kanë qenë të suksesshme kundër ushtrive të rregullta, sikurse që ishte rasti në Afganistan, Irak, Somali, Ukrainë, dhe Libi. Por, pushtimi ishte i kufizuar në kohë dhe hapësirë. Janë themeluar lëvizjet e reja të armatosura të cilët i udhëhiqnin ish oficerët, aktivistët fetar, sekular...Luftërat imperialiste kanë marrë jetën e miliona njerëzve, kanë shkatërruar lidhjen tradicionale familjare, punuese dhe fqinjësore dhe kanë rinisur plejadën e liderëve dhe luftëtarëve antiimperialist.

Forcat imperialiste kanë shfuqizuar liderët e vendosur dhe kanë shkatërruar ithtarët e tyre. I kanë shkatërruar dhe plaçkitur thesaret e lashta. Rezistenca ka vazhduar me rekrutimin e mijëra vullnetarëve të cilët kanë shërbyer si bombë njerëzish, duke sfiduar raketat dhe fluturaket pa pilot. Forcat amerikane nuk kanë lidhje me vendin e okupuar dhe njerëzit. Ata janë “jashtëtokësorët” në shërbim të kohës; ata janë ushtarët të cilët duan të mbijetojnë, të sigurojnë promovimet dhe të dalin me shpërblim dhe lirim.

Përkundër kësaj, luftëtarët e rezistencës janë aty përherë. Gjersa përparojnë, ata marrin në shënjestër dhe shkatërrojnë surrogatët imperialist dhe mercenarët. Ekspozojnë qeveritarët e korruptuar vasal të cilët njerëzve ju pamundësojnë kushtet elementare të ekzistimit, punësimin, ujin e pijshëm, rrymën, etj. Vasalët imperialist nuk janë prezent të martesa, festave të shnejta apo funerale për dallim nga luftëtarët  e rezistencës. Prezenca e tjetrit nënkupton lojalitetin gjer në vdekje. Forcat e rezistencës lirisht sillen në qytete dhe fshatra nën mbrojtjen e popullatës lokale, dhe natën qeverisin me hapësirën e armikut nën mbrojtjen e njerëzve të thjeshtë, të cilët ju ofrojnë informata dhe logjistikë.

Inspirimi, solidariteti dhe armët e lehta janë të mjaftueshëm kundër fluturakëve pa pilot, raketa dhe helikopterë. Bile edhe ushtarët mercenar, të stërvitur nga ane forcave speciale, detektojnë dhe tradhtojnë zotërit e tyre imperialist. Përparimi i përkohshëm imperialist shërben vetëm që forcat e rezistencës të riorganizohen dhe të përgatisin kundër sulm. Ata dorëzimin e shohin si tradhti të mënyrë tradicionale të jetës, nënshtrimin nën çizmen e forcave okupuese dhe zyrtarëve të tyre të korruptuar.

Afganistani është shembull kryesor të “luftës së humbur” imperialist. Pas dy dekadave lifte dhe një trilion dollar të shpenzuar për shpenzime ushtarake dhe dhjetëra mijëra viktima, talibanët janë duke kontrolluar shumicën e qyteteve dhe fshatrave, hyjnë dhe po rimarrin qendrat provinciale dhe po bombardojnë Kabulin. Ata do të rimarrin kontrollin e plotë pasi që SHBA-ja largohet nga Afganistani. Humbjet ushtarake amerikane po prodhojnë mangësi fatale, planifikuesit imperialist nuk munden me sukses të zëvendësojnë njerëz autokton me qeveritarët kolonial dhe ithtarëve të tyre lokal.

Luftërat nuk i fitojnë armët e larat teknologjike të cilët i dirigjojnë ushtarët në mungesë, larg nga populli, ata nuk ndajnë ndjenja për paqe dhe drejtësi. Njerëzit e shfrytëzuar të informuar me shpirtin e rezistencës lokale dhe vetësakrifikimin kanë treguar kohezion më të lartë nga ushtarët të cilët mezi po presin të kthehen në shtëpi dhe mercenarëve të cilëve dollarët iu shkëlqejnë në sytë  e tyre.

Mësimet e luftërave të humbura nuk kanë mësuar ata të cilët predikojnë fuqinë e kompleksit industrial-ushtarak, i cili po prodhon, shet dhe po fiton prej armëve, e nuk kanë prapa tyre popullin të cilit i mjafton armatimi i lehtë dhe bindja  e thellë për të sjell disfatë ushtrisë imperialiste amerikane.



Burimi : Global Research