Senatori rus: Terroristët kanë frikë nga Forcat e Kudsit të Iranit

Publikuar në Shta. 25, 2018, 2:11 p.m.

Senator 62-vjeçar i Rusisë, tha se Irani ishte një kontribues i madh për humbjen e ISIS-it dhe terroristët kanë frikë nga Forcat e Kudsit.

Igor Marozov  një intervistë me Agjencinë e Lajmeve IRNA në Moskë, ka shprehur pikëpamjet e tij për nivelin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Rusisë, si dy vendet e ballafaquara me sanksione nga SHBA-ja kundër Teheranit dhe Moskës, e cila së shpejti do të publikohet në mënyrë të plotë.

Në një pjesë të intervistës, ai deklaroi se Irani kishte kontribuojë  shumë në humbjen e ISIL-it, dhe njësitë iranianë që morën pjesë në goditjen mbi ISIS-in kishte fituar një përvojë të luftës dhe nder.

"Është e rëndësishme se sot të gjithë i njohin  Forcat e Kuds të Iranit dhe më e rëndësishmja, terroristët kanë frikë prej tyre, sepse terroristët në të ardhmen duhet të jetë të mundur në çdo pjesë të botës," tha Marozov.

"Irani dhe Rusia kanë arritur të luftojnë kundër terrorizmit dhe ata besojnë se terrorizmi nuk njeh fe, kombësi  dhe kufijtë kombëtarë", tha ai.

Senatori rus ështe në Këshillin e Federatës Ruse nga viti 2001 në 2003, pastaj në Dumën Ruse, dhe deri në vitin 2007 shërbeu në Komisionin e Çështjeve Ndërkombëtare të Dumës.

Ai ka qenë senator në Këshillin e Federatës Ruse që nga viti 2012.

Igor Marozov, i diplomuar në Institutin Andropovi KGB-së në Moskë dhe në Akademinë e Menaxhimit të Ministrisë të Punëve të Brendshme të Rusisë, është edhe kolonel i Shërbimit të Sigurisë Federaletë Rusisë dhe është gjithashtu një ekspert në çështjet ndërkombëtare dhe autor i disa veprave  shkencore.



Burimi : IRNA