‘Njerëzit në Jemen kanë filluar të hanë bar nga uria’

Publikuar në Shta. 25, 2018, 2:24 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare Mark Lowcock tha se në Jemen, ku vazhdon lufta civile dhe një e treta e popullsisë së saj ka nevojë për ndihmë humanitare, 'lufta kundër urisë është humbur' dhe njerëzit “hanë bar dhe gjethe", sepse nuk kanë asgjë tjetër për të ngrënë.

Lowcock, i cili e informoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së për gjendjen humanitare në Jemen, paralajmëroi se në vendin ku ndodh një nga krizat më të mëdha humanitare në botë, gjendja është "alarmuese".

Lowcock u shpreh se situata ka shkuar drejt një rruge pa kthim dhe se për shkak të urisë në të gjithë vendin, miliona njerëz po përballen me rrezikun e humbjes së jetës, si dhe shtoi se: “Njerëzit në Jemen po hanë bar dhe gjethe, për shkak se nuk kanë asgjë tjetër për të ngrënë, po e humbim luftën kundër urisë.”

Sipas OKB, 75 për qind e popullsisë së vendit, pra më shumë se 22 milion njerëz në Jemen, ku po vazhdon lufta civile, kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje.

Në shumë vende ku përjetohen kriza humanitare në shumë fusha, e sidomos në shëndetësi, për shkak të mungesës së ujit të pastër, ushqimit dhe ilaçeve, dita ditës po rriten sëmundjet epidemike, siq është kolera.



Burimi : Sputnik News