Kryetari i Qeverisë së Palestinës, Abbas: Ne jemi të gatshëm për negociata të hapura apo të fshehta me Izraelin

Publikuar në Shta. 25, 2018, 2:14 a.m.

Kryetari i Qeverisë së Palestinës, Mahmud Abbas u shpreh: “Ne jemi të gatshëm për të hapur negociata të hapura apo të fshehta me Izraelin nëpërmjet ndërmjetësve ndërkombëtarë.”

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidenti i Qeverisë së Palestinës, Mahmoud Abbas mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit të zhvilluar në pallatin Elysee në kryeqytetin e Parisit.

Kryetari i Qeverisë palestineze, Abbas vuri në dukje Kuartetin e Lindjes së Mesme të formuar nga Kombet e Bashkuara (OKB), Bashkimi Europian (BE), SHBA dhe Rusia, duke u shprehur se: “Ne jemi të gatshëm të fillojmë negociata të hapura ose të fshehta me Izraelin, me Kuartetin e Lindjes së Mesme dhe me vende të tjera.”

Abbas gjithashtu u shpreh se: “Pala palestineze asnjëherë nuk i ka refuzuar negociatat.”

Abbas  foli edhe për vendimin e SHBA-së për ndërprerjen e ndihmës humanitare ndaj Institucionit të OKB-së për Ndihmën e Refugjatëve Palestinez (UNRWA), duke u shprehur se pas ndërprerjes së financimit nga SHBA-ja, janë bërë debate ndërkombëtare në lidhje me këtë dhe se vendet evropiane po kujdesen për këtë çështje.



Burimi : Sputnik News