Forcat Saudite sulmojnë tendat e zisë për Muharram në Katif

Publikuar në Shta. 25, 2018, 2:08 a.m.

Raportet që vijnë nga Arabia Saudite thonë se trupat sauditë kanë sulmuar tendat e vendosura në rajonin e populluar me musliman shia të Mbretërisë në Katif në përgatitje për ritualet zisë gjatë muajit të Muharremit.

Që nga fillimi i muajit Muharrem të martën, forcat saudite kanë shkatërruar të paktën 20 tenda në Katif, thanë aktivistët në rrjetet sociale në internet.

Përdoruesit e mediave sociale shpërndanë fotografitë pas sulmeve të Arabisë Saudite, raportoi Press TV.

Muslimanët Shia respektojnë  muajin Muharrem,  që shënon  përvjetorin e martirizimit të Imam Hysejnit (a.s.),, imamit të tretë të muslimanëve shiitë dhe nipi i Profetit Muhammed (a.s.).

Imam Hysejni dhe 72 shokët e tij, u martirizuan në Betejën e Qerbelasë nga ushtria e tiranit të kohës, halifit umajad, Jezidit, në vitin 680 pas Krishtit.

Katifi, gjendet në provincën lindore të Arabisë Saudite, ka dëshmuar protesta anti-regjimit që nga viti 2011, me demonstruesit që kërkojnë fjalën e lirë, lirimin e të burgosurve politikë, dhe një fund të diskriminimit ekonomik dhe fetar.

Rijadi i ka shtypur tubimet pro-demokracisë, por ata i kanë intensifikuar që nga janari  i vitit  2016, kur Arabia Saudite ekzekuton hoxhën e respektuar musliman shia, Shejh Nimri.



Burimi : IQNA