Zgjerimi I Sulmeve Terroriste Në Ahvaz I Komploteve Anti-Iran Nga Marionetat E Sh.B.A-së Në Rajon:Udhëheqësi i Revolucionit Islam Ajetullah Sejjid Ali Hamenei

Publikuar në Shta. 24, 2018, 12:10 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Ajetullah Sejjid Ali Hamenei citon se sulmi terrorist në qytetine Ahvazit në jugperëndim të Iranit, ishte vazhdimi i komploteve të nxitura nga lolot e Sh.B.A-së në rajon për të krijuar pasiguri në vend, duke shtuar se shërbimet einteligjencës së Iranit duhet t’i gjejnë sa më shpejt bashkëpunëtorët e “kriminelëve” pas sulmit dhe ti nxjerrin para gjyqit.

Në një mesazh në të shtunën Ajetullah Hamenei shprehu ngushëllimet mbi sulmin terrorist në një paradë ushtarake në Ahvaz i cili ndodhi më herët nëatë ditëvrau 25 njerëz dhe plagosi më shumë se 60 të tjerë.

Udhëheqësi tha se incidenti “tragjik dhe i pikëlluar” në Ahvaz dhe vrasja e njerëzve nga mercenarët terroristë shfaqën edhe një herë mizorinë e armiqve të kombit iranian.

Ajetullah Hamenei shtoi: “Këta mercenarë të egër të cilët hapin zjarr mbi civilët e pafajshëm, duke përfshirë gratë dhe fëmijtë, janë të lidhur me të njëjtët gënjeshtarë, të cilët pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut”.

Udhëheqësi nënvizoi se autorët dhe grupet e tyre nuk mund të toleronin shfaqjen e fuqisë kombëtare tek Forcat e Armatosura të Iranit.

Udhëheqësi bëri të ditur: “Krimi i tyre është vazhdimi i komploteve (të nxitura)nga qeveritë e udhëhequra nga Sh.B.A.-ja në rajon që synojnë të krijojnë pasiguri në vendin tonë të shtrenjtë”.

Ajetullah Hamenei theksoi se kombi iranian do të vazhdojë udhën e tij të ndershme dhe do t’i “kapërcejë të tëra armiqësitë si në të kaluarën”.

Sulmi terrorist në Ahvaz, një veprim i dashakeqës: Velajeti

Një këshilltar i lartë i udhëheqësit tha gjithashtu se sulmi “terrorist dhe brutal” në Ahvaz dhe vrasja e popullit të pambrojtur iranianishin një tjetër shfaqje e një “mase të verbër dhe të turpshme” nga kriminelët që kanë patur për qëllim fuqinë e Iranit.

Ali Ekber Velajeti, këshilltari i udhëheqësit në çështjet ndërkombëtare, shtoi se qëndresa e kombit iranian dhe udhëheqja islame përballë grupeve terroriste dhe lëvizjeve ekstremiste dhe tekfiriste, ka çuar në dështimin e të tëra komploteve të mbështetura nga Sh.B.A.-ja, regjimi izraelit dhe disa nga aleatët e tyre reaksionarë në rajon.

Ai theksoi se Republika Islame do t’i japë një përgjigje të fuqishme ndaj sulmit.



Burimi : Press Tv