Turqia dënon sulmin terrorist në Ahvaz

Publikuar në Shta. 24, 2018, 12:01 a.m.

Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi ashpër sulmin terrorist në paradën e forcave të armatosura në Ahvaz të shtunën në mëngjes.

Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë dënoi sulmin terrorist në Ahvaz, dhe shprehu ngushëllimet për martirizimin e një numri të bashkatdhetarëve të kombit dhe qeverisë iraniane.

Deklarata e lëshuar nga Ministria e Jashtme turke deklaroi:

"Ne e dënojmë me forcë këtë sulm të pabesë. Allahu të ketë mëshirë për ata që kanë vdekur dhe të shpëtojnë të plagosurit. Ne përcjellim ngushëllimet për  humbjen e qytetarëve dhe qeverisë iraniane ".

Sulmi terrorist në Iranin jugperëndimor deri më tani ka marrë jetën e 25 personave dhe plagosi 60 të tjerë, tha zëvendësguvernatori i Kuzestanit për çështjet politike dhe sociale.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve të Republikën Islamike  (IRNA) të shtunën, Ali Hussein Husseinzadeh tha se për shkak të kushteve kritike të njerëzve të plagosur, numri i martirëve është rritur.

Të katër terroristët u vranë, shtoi ai.

Për fat të mirë, njerëzit tjerë të lënduar janë në gjendje të mirë, vuri në dukje ai.

"Terroristët e maskuar si forcat Garda e Revolucionit  (IRGC) dhe Basixh (Vullnetarë) hapën zjarr në autoritetet dhe popullin nga prapa gjatë paradës," tha  më parë Guvernatori i Khuzestan Ghulam-Riza Sheriati.

Grupi terrorist Al-Ahwaz, i vetë-shpallur saudit, mori përgjegjësinë për sulmin.



Burimi : IRNA