‘Bota harroi Jemenin’

Publikuar në Shta. 23, 2018, 12:52 a.m.

Ekspertja e Akademisë Ndërkombëtare të Gjenevës për të Drejtat e Njeriut, Bellal deklaroi se OKB dhe opinioni publik ndërkombëtar kanë heshtur ndaj luftës civile që po vazhdon në Jemen, duke u shprehur se: “Lufta në Jemen u harrua me dashje.”

Këshilli për Barazi, Drejtësi dhe Paqe (COJEP International), i njohur për luftën e saj kundër islamofobisë, racizmit dhe diskriminimit në Evropë, organizoi një panel me titull "Bota harroi Jemenin" si pjesë e sesionit të 39-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Duke folur në këtë panel, ekspertja e Akademisë Ndërkombëtare të Gjenevës për të Drejtat e Njeriut, Annyssa Bellal deklaroi se sulmet ndaj civilëve në Jemen po vazhdojnë dhe se ndihma humanitare është ndërprerë, duke u shprehur se: “Në Jemen është shkelur ligji ndërkombëtar dhe janë kryer krime kundër njerëzimit.”

‘LUFTA NË JEMEN ËSHTË HARRUAR ME DASHJE’

"Lufta në Jemen u harrua qëllimisht," tha Bellal, duke kritikuar Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Bellal vuri në dukje se kriza më e madhe humanitare në botë u përjetua në Jemen dhe theksoi se Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kishte vështirësi në kuptimin e faktit se që nga viti 2011 nuk ka pasur asnjë 'sesion të posaçëm' në lidhje me Jemenin.

Bellal e cila shtoi se ka vite që këshilli nuk ka lëshuar ndonjë ‘projekt vendim’ mbi Jemenin, vuri në dukje se bashkësia ndërkombëtare nuk po nxiton për t'i dhënë fund luftës në Jemen.

Bellal theksoi se ajo nuk mendon se konfliktet në Jemen kanë mbetur nën hijen e krizës së Sirisë, duke shtuar se me mbështetjen e SHBA-së, edhe Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë sulmuar rajonin dhe se arsyeja për harrimin e Jemenit  buron nga ‘çështjet e ndjeshme politike’.

‘KA DHUNË NË JEMEN’

Sektretari i Përgjithshëm i COJEP-it, Xhelil Yilmaz, i cili organizoi panelin, u shpreh se: “Në Jemen ka dhunë të cilën e kanë sjellë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me mbështetjen e SHBA-së. Ne deshëm t’a diskutonim këtë.”

Yilmaz theksoi se lufta në Jemen nuk duhet të mbetet nën hijen e krizës së Sirisë, duke shtuar se: “Në Jemen ka po aq vuajtje sa në Siri. Publiku ndërkombëtar duhet t’a dijë këtë gjë.”

Yilmaz u shpreh se: “Një nga arsyet më të mëdha për harrimin e Jemenit është mungesa e pasurive nëntokësore dhe naftës, ashtu si në shumë vende”, duke vënë në dukje ndërhyrjet e kaluara të SHBA-së në Kuvajt dhe Irak.

Yilmaz vuri në dukje sidomos nënshkrimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për dhunë dhe mizori në burgjet e Jemenit, duke i bërë thirrje OKB-së për të ndërmarrë hapa të ashpër kundër këtij vendi.



Burimi : Sputnik News